E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portretet në galeri

Në Galerinë Kombëtare të Arteve hapet sot ekspozita "Portreti shqiptar në shekullin XX". Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të veprimtarive për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Janë plot 48 portrete, të gjitha në vaj, që do të jenë pjesë e kësaj ekspozite, pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Janë portrete të cilat datojnë prej fillimit të shekullit XX, për të vijuar ndër vite prej piktorëve më në zë shqiptarë, një pjesë e të cilëve u shkolluan në Akademitë italiane të Artit. Disa prej tablove i takojnë linjës ekspozicionale të GKA-së, ndërsa të tjerat janë nxjerrë prej fondit të galerisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›