Dashuritë e dy ekzistencialistëve
Ai ishte një nga mendjet më të ndritura. Ajo, mikja e tij e një jete të tërë dhe njëherësh pioniere e feminizmit. Të dy së bashku, Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir, kanë qenë, ndoshta, çifti më me ndikim i shekullit XX
Pakti i tyre legjendar i dashurisë (nuk vunë kurrë kurorë, por i ishin betuar njëri-tjetrit për devocion, pavarësisht lirisë reciproke për të pasur edhe lidhje të tjera sentimentale dhe fizike) ishte një tentativë për të flakur tutje hipokrizinë në çift, atë hipokrizi që sipas tyre mbretëronte në jetën e shumë njerëzve. Ata ishin gjithnjë në kërkim të kufijve të rinj. Eksploruan në artin e të shkruarit, pjesët teatrale, apo edhe veprat filozofike. Në përnderim të punës së tij, Sartrit iu dha çmimi "Nobel" për letërsinë, një çmim të cilin ai e refuzoi, sepse sipas tij kjo ofertë rrezikonte që ta vinte në gjumë dhe në paqe mendjen e tij kurioze e gjithnjë në kërkim. Për sa i përket jetës personale të çiftit, edhe ajo ishte tejet eksperimentale. Simone de Beauvoir pati shumë marrëdhënie me burra dhe gra, ndërsa Sartri, pavarësisht natyrës së tij të ndrojtur dhe vështrimit të vëngër, ishte gjatë gjithë kohës i rrethuar nga muza bukuroshe që frymëzonin gjeninë e tij. Kur ndërroi jetë në vitin 1990, 500 mijë persona u mblodhën për t‘i dhënë lamtumirën në rrugët e Parisit. Por ky moment nuk ishte fundi i historisë, pasi ndikimi i çiftit në fjalë vazhdon të jetë i prekshëm edhe sot e kësaj dite, shpesh me pasoja shkatërrimtare. Arsyeja është se ky çift kaq i diskutueshëm, që në vitet pas Luftës së Dytë Botërore ishte në kulmin e famës, argumentoi në njëfarë mënyre shoqërinë larg Zotit dhe tejet tolerante në të cilën jetojmë sot. Nga ana tjetër, De Beauvoir u shndërrua në figurën ikonë të feminizmit dhe të betejës për barazinë mes sekseve. Së fundi, një libër shumë interesant jep një përshkrim origjinal të dyshesh në fjalë, duke i parë nën dritën e "ndjellësve" serialë që kishin si qëllim vetëm kënaqësinë personale dhe në emër të saj, duke përdorur "filozofinë" si justifikim, i dhanë vetes të drejtën dhe lirinë që të kishin marrëdhënie të panumërta seksuale, shpesh edhe me vajza të mitura, të cilat, thuhet në libër, pësuan goditje jo të vogla nga përvojat me çiftin. Ndërsa Simone de Beauvoir predikonte idealin e saj të një femre të pavarur dhe të barabartë me mashkullin në të gjitha drejtimet, duke e quajtur një zakon "mikroborgjez" martesën, apo edhe sjelljen në jetë të fëmijëve e duke aspiruar shndërrimin e femrave në meshkuj, e vërteta lakuriqe është se një mënyrë e tillë jetese, si ajo nën "hyqmin" e Sartrit, e bëri atë një qenie jashtëzakonisht të palumtur. Pavarësisht se ajo pretendonte se ishte një grua e lirë dhe liberale, të dashurat e Sartrit e bënë shumë xheloze. Në shumë raste ajo përdorte një retorikë liberaleje, sikur gjithçka i pëlqente në mënyrën e saj të jetesës, por në fakt edhe marrëdhëniet e saj intime me persona të tjerë ishin në thelb një lloj hakmarrjeje ndaj partnerit dhe një lloj reaksioni ndaj sjelljeve të Sartrit. Në fshehtësi ajo mendonte se çdo largim i saj me një person të tretë do të provokonte xhelozinë e Sartrit. Gjërat shkojnë edhe më përtej. Në libër thuhet se për hir të dëshirës për t‘i pëlqyer Sartrit, De Beauvoir mori përsipër edhe rolin e ndërmjetëses, të personit që i gjente Sartrit të dashurat e reja, të cilat shpesh ishin vajza me të cilat ajo kishte qenë intime vetë më parë. Në këtë marrëdhënie në dukje të barabartë, Sartri ishte gjithmonë një hap para partneres së tij, edhe pse historia e tyre nuk nisi në mënyrën që vazhdoi. Jean Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir u lidhën me njëri-tjetrin që në takimin e tyre të parë në Paris, në vitin 1929. Simonë po kualifikohej për të marrë diplomën e mësueses së shkollës tetëvjeçare. Ajo ishte ndër të parat gra që ia doli të merrte provimet në Universitetin parisien të Sorbonës. Sartri, tre vjet më i madh se ajo, nën shembullin e keq të njerkut të tij, ishte një djalë që vinte vërdallë kot, deri sa e kuptoi që rezultatet e shkëlqyera që kishte arritur në shkollë e kishin shndërruar në një magnet tërheqës për femrat. Në Sorbonë, Sartri pëlqehej nga të gjithë, veçanërisht nga femrat. Një herë, gjatë një kërcimi ai arriti që të zhvishej plotësisht, ndërsa gjatë një balloje tjetër studentore u paraqit me veshjen e kuqe të një prostitute. Por kur takoi të bukurën e të mençurën Simonë, ai thuajse u magjeps. Ajo ishte po aq inteligjente sa një burrë dhe po aq e fisme sa një zonjë aristokrate. Nga ana tjetër, ajo ishte shumë e dhënë edhe pas jetës së "nëndheshme" parisiene. Pasi Simonë dha provimet shkëlqyeshëm, Sartri i propozoi asaj për martesë. Simonë refuzoi, dhe jo për ndonjë arsye filozofike, por sepse në atë kohë kishte lidhje me një prej miqve më të mirë të Sartrit. Duke u nisur nga një situatë e tillë e duke mos dashur ta humbiste Simonën, Sartri i propozoi asaj paktin e famshëm: ata do të ushqenin mes njëri-tjetrit një dashuri të përhershme dhe thelbësore, do të kishin marrëdhënie fizike me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, por me kusht që kjo të bëhej hapur dhe për marrëdhëniet e tjera të flitej hapur mes tyre, madje deri në detaje. Gjatë viteve të para Sartri arriti që ta zbatonte paktin e tij pikë për pikë. Ndërsa ishte me Simonën, ai vazhdonte të flinte me vajza të tjera, kryesisht të reja dhe të virgjëra. Pas marrëdhënieve të para ai e humbiste shpejt interesin ndaj tyre. Një sjellje e tillë e vazhdueshme nga ana e partnerit e çorientoi disi Simonën, pavarësisht se edhe ajo nga ana e saj kishte të dashur të ndryshëm. Për sa i përket Simonës, veç meshkujve, në repertorin e lidhjeve të saj intime futeshin edhe femrat. Madje ajo arriti që marrëdhënien me një nxënësen e saj të re ta shndërronte në një trekëndësh dashurie, duke futur në lojë edhe Sartrin. Në këto momente, jeta personale (jo edhe aq) e çiftit të famshëm, ishte një kaos i vërtetë. Në lojë, veç kënaqësive të çastit, u futën edhe xhelozitë, të cilat të gjitha palët mendonin se i kishin nën kontroll dhe situatat e pakëndshme dhe të dhimbshme që tashmë ishin shtrirë edhe në persona të tjerë pasonin njëra-tjetrën. Marrëdhëniet kryheshin shpesh për hakmarrje dhe ato shkaktonin dhimbje gjithnjë e më të mëdha. Sartri flinte me të gjitha nxënëset e Simonës, ndërsa kjo e fundit me të dashurit e vajzave të reja. Kur morën vendimin për të zbatuar paktin e tyre të famshëm, për të kursyer të gjitha telashet e një jete nën rregullat e rrepta të martesës, as Sartri dhe as Simonë nuk e dinin që mënyra e tyre e jetesës nuk do t‘ua shmangte telashet e një martese konvencionale, përkundrazi. Relacionet e tyre me shumë persona vazhduan deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur Sartri u thirr në front dhe lojërat e tyre seksuale do të vazhdonin në kushtet e reja, në letrat e tyre. E mbetur vetëm në Paris, Simonë vazhdoi të ndillte meshkuj dhe femra dhe të gjitha përvojat e saj ia shpjegonte deri në hollësi Sartrit, i cili ndodhej përtej së famshmes Linja Magino. Në ditët e sotme, me ligjet që janë në fuqi, Simonë do të kishte përfunduar në burg për lidhjet që pati me nxënëset e saj të mitura, por në ato kohë të turbullta ajo mundi t‘ia hedhë shumë mirë. Një nga pasojat tragjike të sjelljes së Simonës është edhe gjurma e ashpër që la në botën e brishtë psikologjike të vajzave sjellja e Simonës, e cila shkonte me shoqet e ngushta veç e veç për t‘i bërë ato të provonin xhelozi. Jo të pakta kanë qenë rastet e tentativave të vetëvrasjes nga ana e vajzave të reja, që ndiheshin të tradhtuara e më pas të përdorura nga Simonë. Njëra prej tyre, madje edhe vrau veten. E çuditshme është se një pjesë e madhe mbeteshin edhe pas marrëdhënies të lidhura me Simonën, e cila i quante të gjitha "familja ime". Simonë ishte e pamëshirshme. Ajo e dinte efektin që kishte te vajzat dhe pavarësisht kësaj, vazhdonte që t‘i përdorte ato, përveçse fizikisht, edhe psikologjikisht. Nga ana tjetër, edhe jeta e Sartrit në front ishte e dyshimtë. Pasi u kap nga gjermanët, ai ia kaloi aq mirë me rojet e tij, saqë arriti që të siguronte lirimin në vitin 1941. Kur arriti lirinë, gjëja e parë që bëri nuk ishte hedhja në krahët e Simonës. Parisin e shijoi fillimisht me dikë tjetër e madje për dy javë rresht. Më pas e lajmëroi Simonën se ishte i lirë. Në vitin 1940, kur gjermanët pushtuan Parisin, reagimi i parë i Sartrit ishte që të predikonte rezistencën ndaj pushtuesit, por shumë shpejt e humbi interesin dhe në vend që të merrej me këtë vokacion të parë, pranoi që të jepte mësim në vend të një profesori hebre, të cilin nazistët e kishin detyruar të largohej për shkak të përkatësisë së tij. Duke qenë se çifti e kishte mirë me pushtuesit, periudha e luftës për ta nuk ishte aspak tragjike, madje shumë eksituese. Ata e kalonin kohën duke shkruar veprat e tyre në dyshemenë e lokaleve të famshme të lagjes "Shën Germain", duke pirë me Pikason dhe të dashurën e tij dhe duke u zbavitur me zërin e ëmbël të Juliette Grecos. Madje ata shpresonin që kjo periudhë të zgjaste pafund e që gjermanët të qëndronin në Paris edhe për 20 vjet të tjera. Në atë kohë, secili prej tyre kishte të paktën 5 të dashur, burra dhe gra. Pikërisht në këtë periudhë nëna e një nxënëseje ngriti një padi zyrtare kundër De Beauvoir, me akuzën se ajo po korruptonte me mënyrat e saj nxënësit e mitur. Akuzat ranë menjëherë, pasi të gjithë personat që bënin pjesë në rrethin e çiftit heshtën dhe nuk pohuan asgjë, duke e bërë nënën e vajzës që të ndihej një shpifëse në sytë e njerëzve. Megjithatë, lëvizjet e shumta bënë që Simonë të humbiste punën si mësuese, por kjo periudhë i shërbeu për të nxjerrë në dritë librin e saj të parë. Ai ishte një roman me ngjarje të marra nga jeta personale e përditshme. Është historia e një lidhjeje treshe. Ndërkohë, Sartri nxori në dritë një vëllim shumë interesant filozofik me titull "Të jesh dhe asgjëja". Ky libër ishte thelbi i filozofisë ekzistencialiste, kredos që predikonte mungesën e Zotit dhe sjelljen e lirë e të pakufi të mashkullit dhe femrës. Ky libër do të shndërrohej në një nga biblat e kohëve të shthurura që po jetojmë. Ai u përqafua dhe u propagandua nga gjithë liberalët në Perëndim, edhe pse fillimisht u injorua. Mossuksesi i viteve të para të krijimtarisë e bëri Sartrin që të shpenzonte kohën me femra. Për njëfarë kohe pati shoqërinë e shkrimtarit të famshëm, Camus, i cili shpesh bashkohej me shumë dëshirë në lojërat seksuale të çiftit. Camus fjeti me të gjitha të dashurat e reja të Sartrit, por nuk e bëri këtë me Simonën, të cilën nuk e gjente aspak tërheqëse. Ndërsa humbja e gjermanëve ishte e dukshme, në vitet e fundit të luftës Sartri ktheu pllakë. Ai vendosi që edhe njëherë si në fillim të ngrinte zërin pro rezistencës dhe në vitin 1945 kreu një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sartri thoshte gjithmonë se mënyra më e mirë për të mësuar për një vend të caktuar ishte që të flije me femrat e vendit. Në Nju Jork ai zgjodhi që të rrinte me një gazetare radioje. Gjatë dy ditëve të para që fjeti me të, ai i propozoi asaj martesë. E mbetur e vetme në Evropë, De Beauvoir mundohej që ta bënte xheloz Sartrin, duke fjetur me shumë meshkuj më të rinj se ajo. Kur më në fund Sartri u kthye në Paris, ai nuk tregoi fillimisht asnjë interes për Simonën dhe nisi që të jetonte me të ëmën. Në këtë periudhë Simonë u zhyt në punë dhe kreu edhe vetë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1947. Pikërisht gjatë kësaj periudhe shkroi librin e saj më të rëndësishëm: "Seksi i dytë". Amerikanët nuk e pritën Simonën me të njëjtën mënyrë që pritën Sartrin. Atyre nuk u pëlqente mënyra se si ajo pinte, se si vishej dhe se si i trajtonte meshkujt. Nga ana tjetër ajo nuk pëlqente faktin se femrat amerikane e kishin përqendruar gjithë forcën dhe energjinë e tyre te meshkujt dhe bënin gjithçka vetëm për t‘u pëlqyer atyre e jo për t‘u realizuar si qenie më vete. Në shenjë hakmarrjeje ndaj lidhjes që pati Sartri me gazetaren amerikane, Simonë pati një aventurë me shkrimtarin Nelson Algren. Ata të dy kishin shumë gjëra të përbashkëta dhe ndërkohë që ajo kishte marrëdhënie me këtë burrë, vazhdonte që ta mbante Sartrin gjithmonë të informuar. Algren ishte një vetmitar, një bohemian, një rebel dhe një pijanec i pakorrigjueshëm. Por pavarësisht të përbashkëtave që ata kishin, Simonën e kishte marrë malli për Sartrin dhe mezi priste që të kthehej në Paris. Kur i tha Sartrit se kishte ndërmend që të kthehej, ai i tha që nuk e priste më dhe se në atë kohë ndodhej nën shoqërinë e të dashurës amerikane. E tronditur nga refuzimi i Sartrit, Simone vendosi që të zhytej në lidhjen e saj aktuale me shkrimtarin amerikan. Ishte 39 vjeçe kur përjetonte këtë lidhje dhe për herë të parë i ndodhën dy gjëra krejt të reja në jetën e saj shumë konsumative. Së pari përjetoi orgazmën dhe së dyti ra në dashuri. Para se të largohej nga Shtetet e Bashkuara, shkrimtari i dhuroi asaj një unazë të thjeshtë argjendi, të cilën ajo do ta mbante në gisht deri në vdekje. Por ndërsa të dy dukeshin shumë të dashuruar, shkrimtari nuk ishte i përgatitur për ndryshimin e të dashurës. Me t‘u takuar me Sartrin, asaj iu rikthyen ndër mend kohët e vjetra. Edhe pse përmes shumë letrave të saj kemi informacion se shkrimtarja ushqente një dashuri të madhe dhe të pastër ndaj amerikanit, ajo nuk do ta linte kurrë Sartrin. "Jam tmerrësisht lakmitare. Dua gjithçka nga jeta. Dua të jem një grua e më pas një burrë", i shkruante ajo të dashurit nga larg. Me ribashkimin e tyre, çifti nuk hoqi dorë nga jeta që ishte mësuar gjithmonë të bënte e ndërkohë të dy nisën të shfaqnin një interes edhe për çështjet politike. Dikur kishin flirtuar me Amerikën, por më pas u obsesionuan çmendurisht pas Fidel Kastros dhe Che Guevarës. Pikërisht në këto kohë Sartri i dha Simonës një goditje shumë të rëndë, një goditje të cilën ajo as që e kishte imagjinuar. Çifti nuk kishte dashur kurrë që të kishte fëmijë, pasi kjo zgjedhje bënte pjesë në kredon e tyre, e megjithatë në vitin 1965, Sartri adoptoi të dashurën algjeriane 25-vjeçare, Arlette El Kaim. Për De Beauvoir kjo ishte tradhtia e fundit dhe më e rënda, pasi tashmë ajo nuk do të kishte as të drejta zyrtare ndaj Sartrit, pas vdekjes. Në publik ajo dhe Sartri ishin ende një çift. Ndodheshin kudo në ceremonitë e rëndësishme për të promovuar kauza të ndryshme. Me kalimin viteve, shëndeti i Sartrit ishte përkeqësuar. Ai mbahej nga amfetaminat, kafeja dhe cigaret, për ta përfunduar me ilaçet e gjumit, pa të cilat nuk mund të flinte dot. Në vitet e fundit u lëshua krejt nga ana shëndetësore. Në prag të vdekjes, në vitin 1980, Sartri nisi "të flirtonte" me judaizmin dhe për Simonën kjo ishte tronditëse, sepse përqafimi i Zotit rrëzonte tërë filozofinë e tyre, tërë punën e një jete të tërë. Pas vdekjes, Simonë kaloi disa orë me trupin e pajetë të partnerit të saj dhe madje u shtri përbri tij si dikur. Më në fund ai ishte i gjithi i saji. Më pas shkroi një epitaf shumë nihilist mbi varrin e filozofit: "Vdekja e tij na ndau, vdekja ime nuk do të na bashkojë më".