E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali- Spanjëluhet derbi iberik

JOHANESBURG-Trajneri i Spanjës Vicente del Boske mendon se skuadra e tij e ka kaluar "shock"-un psikologjik të humbjes me Zvicrën, ndërsa pret një tjetër paraqitje të madhe në derbin e sotëm iberik. Kampionët e Evropës u mundën 1-0 ndaj helvetikëve, por më pas arritën të merrnin dy fitore dhe të kalonin në turin tjetër. "Gjithsesi, nuk mendoj se humbja me Zvicrën na ndihmoi, - deklaroi Del Boske. - Ajo na dhembi shumë dhe na vuri në një pozicion të keq. Por, mënyra sesi e kaluam, na tregoi se çdo ndeshje është e vështirë. Për ne ishte një shock i vërtetë". Për ndeshjen e sotme, Del Boske u shpreh se kampionët e Evropës tani e kanë marrë mësimin. Në krahun tjetër, Karlos Keiroz premtoi një Portugali pragmatiste. "Duhet të jemi një sekondë, një milimetër para rivalëve tanë. Duhet të mendojmë shpejt, të luajmë shpejt", tha ai.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sot, ndeshjet e fundit për në çerekfinale Rezultatet live ne faqen e FIFA-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›