Vdes themeluesii kompanisë sëorëve Swatch
BIEL- Nikolas Hajek, kreu i kompanisë zvicërane të prodhimit të orëve, Swatch, është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Hayek ndërroi jetë papritmas në qytetin Bienë të Zvicrës, për shkak të një ataku kardiak ndërsa punonte në ambientet e kompanisë së tij, njoftoi kompania në një komunikatë.
Hajek, i njohur si “Zoti Swatch”, njihet si shpëtimtari i industrisë zvicerane të orëve me hapat e marra në vitet ’80-të. Masat e iniciuara prej tij për uljen e kostos shpëtuan industrinë në përballjen me prodhimet e lira të bëra në Azi.
Hayek e themeloi grupin "Swatch" në vitin 2003. Ai drejtonte këshillin e administrimit dhe ishte përgatitur që vendin e tij ta merrte i biri, Nick. Ai konsiderohej si përkrahësi i rilindjes së këtij sektori. "Swatch Group", që përfshin rreth 20 marka orësh, ndër të cilat Breguet, Blancpain dhe Tissot, faturon në vit më shumë se pesë miliardë franga dhe ka të punësuar 24 mijë persona.
"Babai i orëve" Swatch ka lindur në Liban, ndërsa i biri i tij tashmë drejton grupin Swatch me qendër në Biel të Zvicrës. Ai u nderua me titullin honoris cauza në drejtësi dhe ekonomi nga Universiteti Neuchatel dhe Universiteti i Bolonjës
(m.a/BalkanWeb)