E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria serbekërkon spiunë qëdinë të flasin shqip

PRISHTINë- Ushtria serbe kërkon spiunë që dinë të flasin shqip. Kështu shkruan e përdtshmja “Koha ditore”, në ëebsajtin e saj, duke iu referuar një njoftimi të publikuar në gazetën serbe “Kurir”.

Sipas kësaj të fundit, Ministria serbe e Mbrojtjes ka shpallur një konkurs për pranimin e punonjësve në Agjencinë informative ushtarake, ku një nga kushtet është që kandidati të dijë gjuhën shqipe po aq mirë sa dhe serbishten. Në njoftim thuhet se janë të interesuar për kandidatë me diplomë të Fakultetit Filologjik, Dega e Gjuhës Shqipe.

Kërkohet edhe mesatarja e notës mbi 8, por edhe përvojë në përkthimin simultan. Nënkuptohet që kandidatët duhet të flasin mirë edhe anglisht. “Koha Ditore” shkruan se kjo ministri serbe nuk do të ketë probleme të për zgjedhjen e kandidatëve pasi të dhënat nga drejtoria për çështjet studentore në Fakultetit Filologjik të Beogradit, tregojnë se cdo vit paraqiten dhjetra studentë që kërkojnë të studiojnë gjuhën shqipe.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›