Samba e BrazilitKili lamtumirëBotërorit
JOHANESBURG- Brazili është kualifikuar lehtësisht për në çerekfinale të Kupës së Botës, duke mundur 3-0 Kilin. Pesë herë kampionët e botës kanë konfirmuar serinë pozitive ndaj skuadrës që drejtohet nga Marselo Bielsa, duke e mundur atë për herë të nëntë radhazi dhe për herë të gjashtë nën drejtimin e Karlos Dungën. Takimi i mbrëmshëm ka qenë një spektakël i vërtetë i brazilianëve, që nuk kanë menduar aspak të mbrohen, por kanë sulmuar papushim. Kilianët luftuan vetëm në 30 minutat e para, më pas iu dorëzuan më të fortit në fushën e lojës. Pas këtij takimi, Brazili do të ndeshet të premten në orën 16.00 me Holandën, në atë që pritet të jetë një nga sfidat më të bukura të këtij Botërori.
Mbrojtësi i Romës Huan ishte ai që gjeti rrugën e golit në minutën e 35-të, duke realizuar me kokë pas një goditje këndi. Kilianët u hodhën në sulm, por duke lënë shumë hapësira mbrapa. Vetëm 3 minuta më pas, ka ardhur edhe goli i dytë i brazilianëve. Robinjo pason për Kaka dhe ky e dërgon topin te Luis Fabiano, i cili shmang edhe portierin dhe realizon. Praktikisht takimi është mbyllur këtu, ndërkohë që lojtarët e Dungës kanë dhuruar edhe disa prekje magjike në fushë. Në pjesën e dytë, goli i Robinjos në minutën e 59-të, pas një aksioni spektakolar të Ramires, vulosi ndeshjen. Brazilianët nuk menduan më të sulmonin, duke administruar qetësisht rezultatin.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)