E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, sekuestrohen mbi 380 mijë euro false

Autoritetet portugeze kanë sekuestruar 1 901 kartëmonedha false të prerjes 200 euro, e barabartë me shumën 380 200 euro, duke konfirmuar kështu sekuestrimin më të madh në botë për këtë monedhë.“Operacioni është zhvilluar të martën pasdite në qytetin Porto, më i madhi në veri të vendit, ku u arrestua një 46-vjeçar me nënshtetësi të huaj”, njoftoi sot policia gjyqësore portugeze, transmeton BW.

“Kjo sasi eurosh, e falsifikuar me një cilësi të jashtëzakonshme, përbën një rekord botëror të falsifikimit të euros”, njoftoi policia. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›