E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veseli fajëson qendrën e PDK-së për dështimin me Prishtinën

Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk i kanë eliminuar problemet e vjetra të strukturës qendrore të këtij subjekti politik me strukturën e degës së Prishtinës. Shkaku i kësaj, edhe dështimi në tentativat e deritashme për ta marrë pushtetin në kryeqytet i faturohet qendrës së kësaj partie.

Shemsi Veseli, shef i Grupit parlamentar të PDK-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës dhe nënkryetar i deritashëm i degës, ka thënë se qasja e lidershipit të partisë në raport me degën nuk ka ndërruar, transmeton koha.

“Publikisht e them se për pozicionin e PDK-së në Prishtinë faji kryesisht i bie qendrës dhe jo degës, për arsye se qendra e partisë, është përshtypje imja, nuk është marrë shumë seriozisht me Prishtinën”, i ka thënë Veseli gazetës. “Nëse nuk do t’ia qëllojmë (me kandidatin e ardhshëm v.j.), shumë e kam drojën se PDK-ja nuk do të kalojë mirë në procesin e zgjedhjeve”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›