E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali sindikatat kerkojne rinegocim te borxhit

Sindikatat më të mëdha në Portugali kërkuan rinegociimin e kushteve për borxhin e vendit, nga Qeveria, në të kundërt zotohen të shtojnë grevat dhe protestat kundër masave të kursimit. Portugalia duhet të rishikojë kushtet e borxheve të saj për të kapërcyer krizën, u shpreh keshtu kreu i unionit më të madh tregtar të vendit. Armenio Carlos, kreu i Konfederatës së Punëtorëve , tha se punëtorët e vendit duhet të rritin protestat për të ndaluar atë që ai e quajti një " sulm neo-liberal " mbi të drejtat e punës ne nje kohë që qeveria kryen reformat e thella të ekonomisë nën një kredi prej 78 miliardë eurosh.
"Portugalia ka detyrime, ka borxhe. Por ajo që ne duam është që të ketë kushte për ne, që të paguajmë borxhin, dhe këtu ekziston një dallim i madh. Çfarë rezulton nga memorandumi është, në praktikë, pamundësia e Portugalisë për të qenë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj. Ajo që ne duam është rinegocim i borxheve, në aspektin e afateve dhe shumës, si dhe në drejtim të interesit "
Borxhi aktual i Portugalisë është rreth 105 për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në fakt, deri tani, kriza e borxheve në Portugali, në ndryshim nga Greqia nuk është shoqëruar me protesta masive të punonjësve. Vetëm dy greva të përgjithshme janë zhvilluar në dy vitet e fundit. Gjithsesi, Portugalia ka hyrë në vitin më të vështirë të masave të kursimit, me prerje të shpenzimeve dhe eleminiminim i dy pagave mujore, të cilat e kanë sjellë atë në recesionin më të thellë që prej vitit 1970.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›