Eurotower do ndihmoje Greqine
Banka Qëndrore Europiane është e gatshme të mundësojë blerjen e titujve qeveritarë grekë duke lehtësuar pozicionin e Athinës dhe duke favorizuar arritjen e një marrëveshje për cbllokimin e huasë me 130 miliardë euro. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta amerikane WSJ, e cila citon burime afër shqyrtimit të borxhit. Eurotoëer, shkruan gazeta, është gati të shkëmbej bono greke më poshtë se vlera nominale e tyre, duke i dhënë kështu mundësinë Athinës të kursejë rreth 11 miliardë euro. Lajmi bëhet i ditur gjithashtu edhe nga drejtuesi i Fondit Europian të Shpëtimit të Shteteve, Christophe Frankel, i cili nga Londra ka deklaruar se ky mekanizëm do të luaj një rol të rëndësishëm në reduktimin e ekspozimit të borxhit që Greqia po negocion me kreditorët. Sipas tij, BQE, do t’i jap mundësinë Fondit të blejë tituj qeveritarë grekë në këmbim të bonove të vënë nga fondi, duke u tërhequr pjesërisht nga përfitimet mbi këto bono të blera me ulje. Ndërkohë që nga Brukseli kreu i Eurgrupit, Jean Claude Juncker, ka thënë se ministrat e financave të Eurozonës ndoshta do të mblidhen nesër për të diskutuar paketën e re të ndihmës së Greqisë. Juncker ka shpjeguar se takimi do të varet nga zhvillimet e negociatotrëve në Athinë mbi masat shtrënguese. Diskutimet janë në vijim ka thënë Juncker duke shtuar se janë duke u bërë progrese, kryesisht përsa i përket përfshirjes së investitorëve privatë. Shpresojmë të kemi një kuadër të qartë brenda mëngjesit të së enjtes, ka thënë kreu i Eurogrupit.