Portugalia & Suedia: “Shqipëri, na ndihmo!”Në stafet suedeze e portugeze shpresojnë së Shqipëria do të jetë po aq dinjitoze sa në barazimin ndaj tyre, në Tiranë me Suedinë (0-0, 6 shtator 2008) dhe në Braga me Portugalinë (0-0, 15 tetor 2008),

E pabesueshme, por e vërtetë. Ndërsa Hungaria shpreson të marrë pa shumë mundim tri pikët e radhës kundër Maltës, shpresat e Portugalisë dhe Suedisë për një vend në finalet e Kupës së Botës janë të varura krejtësisht nga ajo që do të bëjë Shqipëria në “Parken Stadium” kundër Danimarkës vendase.
Si Portugalia ashtu dhe Suedia janë “spektatorë” në mbrëmjen e së mërkurës, pasi si skuadra e Kristiano Ronaldos ashtu dhe ekipi i Zlatan Ibrahimoviçit, e kanë pushin, ndërkohë Danimarka kryesuese do të përballet me Shqipërinë e vendit të parafundit, e Hungaria e vendit të dytë, me 10 pikë po aq sa Danimarka, do të presë në shtëpi Maltën, që ka grumbulluar vetëm 1 pikë në gjashtë takime.
Në stafet suedeze e portugeze shpresojnë së Shqipëria do të jetë po aq dinjitoze sa në barazimin ndaj tyre, në Tiranë me Suedinë (0-0, 6 shtator 2008) dhe në Braga me Portugalinë (0-0, 15 tetor 2008), duke ia dalë të bllokojë favoritin kryesor të grupit, që ka grumbulluar 10 pikë në katër ndeshje.
Pas humbjes dëshpëruese me Hungarinë (0-1) në “Qemal Stafa”, Shqipëria është përpara një prove të fortë ndaj Danimarkës, ndaj së cilës ka humbur në katër ballafaqimet fundit.
Kuqezinjtë gjithmonë kanë qenë një formacion i motivuar përballë skuadrave të elitës evropiane, dhe besohet se do të dinë të përballojnë presionin e fortë të një stadiumi tri herë më të madh se “Qemal Stafa”.
Në prevjutë e mediave ndërkombëtare të specializuara për sport, vlerësohet fakti se Shqipëria nuk është për t’u nënvlerësuar, pasi me një barazim të tretë kundër të mëdhave, do të ndihmonte shumë e do t’u jepte një frymëmarrje shprese Suedisë e Danimarkës. “Shqipëria nuk është e amortizuar akoma, kushtu që me një sulm agresiv e një mbrojtje të mirë mund t’i bllokojë danezët në realizimin e qëllimi të tyre, që nuk është aspak i lehtë”, - shkruan goal.com.
Si Suedia ashtu dhe Portugalia kanë një diferencë të qartë prej katër pikësh në raport me dy kryesuesit e grupit 1 eliminator, Danimarkës e Hungarisë, dhe kjo i ka komplikuar jo pak shanset, që dy lojtarët më të mirë në botë Zlatan Ibrahimoviç e Kristiano Ronaldo të marri pjesë në finalet e “Afrika e Jugut 2010”.
E Marte, 31 Mars 2009