E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanite e basteve kunder ShqiperiseFitorja e Danimarkës kuotohet 1.20, barazimi 5.55, ndërsa fitorja e Shqipërisë, 11.00. Kurrë më parë nuk kanë qenë këta tregues në një ndeshje të Kombëtares sonë.

Kompania më e madhe e basteve në botë, Bwin, në koeficientët e saj nuk e llogarit aspak si favorite Shqipërinë, duke e konsideruar fitoren e Danimarkës si shumë të lehtë. Fitorja e Danimarkës kuotohet 1.20, barazimi 5.55, ndërsa fitorja e Shqipërisë, 11.00. Kurrë më parë nuk kanë qenë këta tregues në një ndeshje të Kombëtares sonë.

Cmimet e biletave

Federata Daneze e Futbollit bëri të ditura çmimet e biletave për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri. Biletat janë ndarë në katër kategori të ndryshme çmimesh sipas sektorëve të “Parken Stadium”. Më të shtrenjtat, ato të Kategorisë 1, janë 445 kroner danezë, ose rreth 60 euro. Bileta më e lirë, ajo e Kategorisë 4, është 230 kroner ose afërsisht 31 euro. Për tifozët nën moshën 18 vjeç dhe pensionistët, bileta më e shtrenjtë është rreth 32 euro, ndërsa në Kategorinë 2 është rreth 26 euro.

Tifozët shqiptarë

Federata Daneze e Futbollit informoi se për tifozët e Kombëtares shqiptare është rezervuar tribuna B e “Parken Stadium”.

E Marte, 31 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›