Skocezi Stark, i mrekulluar nga Jahmir Hyka“Shqipëria U-21 thirri një djalosh nga skuadra e parë Kombëtare, Hykën, i cili ishte më të vërtetë një lojtarë i mirë, shumë i shpejtë dhe krijues”, - shtoi trajneri i Skocise U-21, Billi Stark.

Trajneri i Skocisë, Billi Stark, paralajmëroi se Shqipëria mund t’i shkaktojë probleme të mëdha Skocisë së tij U-21, me gjithë fitoren e arritur në transfertë.
Një penallti e vonshme e realizuar nga Kris Meguajër i dha Shpresës së Skocicë një fitore 1-0 në Elbasan të shtunën e kaluar, në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-21.
Skocia tani do të presë Shqipërinë në stadiumin e Falkirkut, por Billi Start bëri të ditur se kundërshtarët nuk janë prej një kohe të gjatë si një nga kombëtaret më të dobëta në Europë.
“Janë vetëm një apo dy ekiept që ju mund t’i përcaktoni me termin të ‘vegjël’, të tilla si San Marino apo Andora, por jo vende të tilla (si Shqipëria)”, - tha Stark.
“Shqipëria, nëse do të mundte Hungarinë të shtunën në mbrëmje me skuadrën e tyre të parë, do të ishte në krye të grupit të tyre. Shqipëria U-21 ka një organizim të mirë dhe formë të mirë fizike, kështu që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne”, -citohet Billi Stark nga Sportinglife.com.
Ekipi shqiptar pati në gjirin e tij edhe Jahmir Hykën, i cili rregullisht luan me përfaqësuesen A dhe është lojtar i Maincit në Bundesligën 2 gjermane, e Stark mbeti i befasuar nga ai dhe disa lojtarë të tjerë të përfaqësueses shqiptare.
Stark paralajmëroi se Skocia do të punojë fort për të përballuar fizikisht sfidën me kundërshtarët e tyre.
“Shqipëria U-21 thirri një djalosh nga skuadra e parë Kombëtare, Hykën, i cili ishte më të vërtetë një lojtarë i mirë, shumë i shpejtë dhe krijues”, - shtoi Stark.
“Ata kanë dhe dy ose tre lojtarë realisht shumë të mirë dhe ata kanë gjithashtu një avantazh real fizik më të mirë se ne. Unë mund të them se ata kanë pesë lojtarë, përfshirë dhe portierin që janë mbi 180 cm. Ne nuk kemi të tillë në skuadrën tonë, por kemi cilësi të tjera, dhe shpresojmë se do t’i përdorim kundër tyre”.
Stark shpreson se do të ketë në skuadër të gjithë lojtarët, përfshirë edhe mbrojtësin e Sëlltikut, Xhejson Mër, i cili nuk luajti në takimin e parë në Elbasan.
“Askush nuk është raportuar të ketë ndonjë gjë serioze”, - tha Stark, një ish-lojtar i Sëlltikut e Aberdinit.
“Xhejson Mër mungoi të shtunën për shkak të një dëmtimi, por tani është duke u stërvitur me ne. Shpresojmë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së mërkurës”.
“Djali i artë” i Shqipërisë, Jahmir Hyka, pritet që të kthejë Skocinë U-21 të Billi Stark sërish me “këmbë në tokë”.
Hyka për mediat skoceze
Fantazisti brilant, i cili ka bërë një impakt të madh, duke qenë se është blerë nga skuadra gjermane e Bundesligës 2, Mainc dhe ka luajtur edhe për kombëtaren e madhe shqiptare, ka thënë se skocezët e Stark ishin me fat që u larguan me 3 pikët nga Elbasani, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian 2011.
Kris Mekguajër fitoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë skuadrës së tij një trepikësh shumë të rëndësishëm për vendin e parë në grupin 10. Megjithatë, ndeshja e kthimit me Shqipërinë, do të jetë të mërkurën, në stadiumin “Falkirk” dhe atje pritet një Shqipëri shumë më agresive.
Madje, është talenti Hyka ai që e premton këtë, duke pranuar se Skocia do të shikojë Shqipërinë e vërtetë në Falkirk.
"Ne e meritonim një barazim në ndeshjen e Elbasanit”, ka thënë Hyka. “Ndonjëherë në futboll të duhet edhe fati, por ne nuk e kishim atë me vete ditën e shtunë. Por, jam i sigurtë se jo gjithmonë fati do të ndihmojë Skocinë dhe në këtë ndeshje kjo do të vërtetohet, - vijon Hyka. "Ne nuk dhamë më të mirën tonë, por të jeni të sigurtë se në këtë ndeshje ne do t’I kthejmë gjërat në favorin tonë”, sqaroi talenti shqiptar.
Hyka tha gjithashtu se skocezët përfituan nga kundërsulmi në ndeshjen e parë, sepse Shqipëria luajti shumë hapur përpara publikut të saj. "Skocia është një skuadër kompakte. Por ata luajtën një lojë mbrojtëse, ç’ka nuk na la shumë hapësira.
Mesfusha e tyre na shkaktoi probleme dhe ne s’mund të depërtonim në zonë. Por, në shtëpi, në “Falkirk” ata do të sulmojnë dhe kjo do të na ndihmojë ne që të gjejmë hapësirat e duhura”, ka thënë Hyka për mediat skoceze.
E Marte, 31 Mars 2009