E Diel, 1 Nëntor 2026

Ager: “Shqiperia futi ne kurth Portugaline e Suedine"Gjiganti 24-vjeçar (191 cm) i Liverpulit vlerësoi skuadrën tonë me nota pozitive. “Është një ekip i mirë për të luajtur për një barazim 0-0. Ata arritën të thurnin një “komplot” kundër Suedis

Qendërmbrojtësi i Liverpulit dhe i Kombëtares së Danimarkës, Daniel Ager, tregoi respektin maksimal ndaj Shqipërisë, gjatë një konferencë shtypi të dhënë për mediat daneze në Helsinborg, ku në panel ishte dhe tekniku i skuadrës kundërshtare të kuqezinjve, Morten Olsen.

Gjiganti 24-vjeçar (191 cm) e vlerësoi skuadrën tonë me nota pozitive. “Është një ekip i mirë për të luajtur për një barazim 0-0. Ata arritën të thurnin një “komplot” kundër Suedisë (0-0) dhe Portugalisë (0-0). Disa zona janë më të këqija se Shqipëria. Në Maltë e në fusha të tjera ata janë shprehur me mirë. Shqipëria është një kantier i ri futbolli”, - tha Ager per "Ekstra Bladet", i cili e ka përmendur shume shpesh emrin e Shqipërisë gjatë fjalës së tij.

Sipas gazetës sportive daneze, “Ekstra Bladet”, Ager shpreson në një fitore, e cila do të përmirësojë më shumë shpresat e Danimarkës për një vend në Kupën e Botës. Ai theksoi se fitorja në Portugali (1-2) ka rritur në maksimum popullaritetin e Kombëtares pas disa viteve letargjike.

Lojtari i Liverpulit u ankua edhe për mediat daneze. “Për ju gjithçka është e bardhe apo e zezë. Kur gjithçka shkon mirë, të gjithë janë të lumtur, por kur gjërat shkojnë keq, atëherë gjithçka acarohet”.

Edhe trajneri Morten Olsen u shpreh optimist. “Të gjithë ne jemi të ‘uritur’ pas ‘lutjes’ së publikut tonë për të shkuar në Afrikën e Jugut. Unë jam i kënaqur, që njerëzit kanë rezervuar tashmë biletat për ndeshjet hapëse në Afrikën e Jugut, por ende nuk e kemi siguruar plotësisht”, - tha Olsen, duke treguar sërish respekt për Shqipërinë, gjatë konferencës për shtyp në Helsinborg.

“Në futboll, një aktor kryesor përveç lojtarëve është dhe publiku. Dhe ne jemi këtu (në krye të grupit) falë dhe mbështetjes së spektatorëve tanë. Ne duam të fitojmë ndeshjet, por dhe të luajmë një futboll të bukur”, - përfundoi trajneri i Danimarkës, Morten Olsen. 

E Marte, 31 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›