Holtkemper ne Kukes Perpjekje e suksesshme per te izoluarit

Ambasadorja e Gjermanise Carola Mueller Holtkemper, Hotkemper ishte në qytetin e Kukësit në kuadër të ndihmës që po jep shteti gjerman për zonat e izoluara nga dëbora. Ambasadorja gjermane në takimin qe zhvilloi me prefektin e qarkut të Kukësit, Elez Maci, tha se, “në rritje është bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar për të vizituar një nga rajonet më të prekura nga dimri i ashpër. Jo të bëjmë turizëm, po t’u ndihmojmë”.
“Hotkemper bëri të ditur se, do të shkojmë në një rajon për të shpërndarë ndihma bashkë me Kryqin e Kuq. Qeveria Federale ka dhënë një ndihmë për zonat e prekura prej 40 mijë euro”, bëri të ditur ambasadorja, duke theksuar se “pasi kemi mbërritur këtu, kemi parë përpjekje të suksesshme për t’i dhënë ndihmë popullsisë së prekur nga izolimi si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të dëborës. Ndërsa sot pamë se situate është qetësuar”.
Prefekti Elez Maci duke e falenderuar shtetin gjerman për ndihmën e dhënë për banorët e zonave të izoluara nga dëbora, e njohu ambasadoirën me vështirësitë dhe punën e bërë për normalizimin e situatës. “Reshjet e dëborës bënë që të gjitha akset rrugore të bllokohen. Ndërsa tashmë thuajse të gjitha akset rrugore janë të hapura”, tha Maci.Ambasadorja gjermane u nis bashkë me përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar për shpënrdarjen e ndihmave në fshatin Nimcë të rrethit të Kukësit.