Barcelona: Rekord shitjet e fanellave
Barcelonë - Pas fitores së Kampionatit, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampioneve, Barcelona mund të gëzohet edhe për një tjetër event. Bëhet fjalë për shitje të jashtëzakonshme të fanellave zyrtare të këtij ekipi. Lajmin e bën të ditur gazeta spanjolle 'El Periodico'.
"Ka patur një eksplozim të vërtetë në shitjet e fanellave. Më 27 maj, ditën e finales së Ligës së Kampioneve në Romë e ditët që pasuan atë fitore, janë shitur aq fanella sa ç’ishin shitur pjesën tjetër të vitit. Ka qenë vërtet impresionuese”, deklaroi një zëdhënës i klubit blaugran. “I kemi magazinat bosh. Ditën e finales kemi shitur një mesatare prej 30 fanellash çdo pesë minuta. Më të shiturat kanë qenë fanellat e Mesit, Iniestës dhe Ksavit”, shtoi ai.