Çelsi, Drogba rinovon kontratën
Londër - Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i Çelsit, Didier Drogba është pranë rinovimit të kontratës edhe për tre vjet të tjera me ekipin londinez. Sipas të përditshmes angleze Daily Telegraph, kërkesa për rinovimin e kontratës së Drogbas është kërkuar edhe nga trajneri i ri Karlo Ançeloti, pavarësisht ndonjë ndëshkimi të mundshëm të sulmuesit në kupat evropiane pas zënkave me arbitrin në fundndeshjen kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Kështu marrin fund zërat për një largim të mundshëm të tij drejt Interit të Mourinjos . Sipas kontratës së re, sulmuesi do të përfitojë 4 milionë euro në sezon deri në 2012.
Kështu marrin fund zërat për një largim të mundshëm të tij drejt Interit të Mourinjos . Sipas kontratës së re, sulmuesi do të përfitojë 4 milionë euro në sezon deri në 2012.