E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti agresiv në merkato

Mançester - Karlos Tevez është shumë pranë kalimit nga Mançester United tek rivalët e Mançester Sitit. Sipas “The Sun”, sheiku Mansur do të derdhë 32 milionë sterlina për kartonin e lojtarit dhe do t’i ofrojnë një rrogë prej 140 mijë sterlinash në javë, një ofertë kjo shumë më e mirë se ajo e United.

Ndërkohë që mbrëmë në darkë Mançester Siti zyrtarizoi blerjen e kapitenit të Aston Vilës, mesfushorit Gareth Barry, për 12.5 milionë sterlina, ndërkohë që pritet të marrë edhe shërbimet e brazilianit Ze Roberto që largohet me parametër zero nga Bajerni i Mynihut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›