Portugalia nuk varet nga Ronaldo

Futbollisti i krahut i Manchester Unitedit, Nani ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, për të cilin tha se është lojtari më i mirë në botë. Por, insistoi se Portugalia nuk varet nga ai.
“Edhe pse shumë njerëz nuk e pranojnë, Portugalia nuk varet nga Cristiano Ronaldo. Ai është lojtar i madh, për mua më i miri në botë, por nuk i fiton i vetëm ndeshjet”, tha Nani për Goal.com. Ai pranoi se kundërshtarët e tyre më shumë fokusohen te Ronaldo dhe kjo e ndihmon pjesën tjetër, pasi ata kanë më shumë hapësira.