Schweinsteiger: Spanja nuk është e pamposhtur

Mesfushori i Bayern Munichut dhe i Kombëtares së Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger ka thënë se Spanja është ekipi më i fortë në Euro 2012 dhe për ta arritur maksimumin, duhet ta mposhtësh atë.
“Për mua Spanja është ekipi më i mirë. Spanja u jep fansave dhe rivalit ndjesinë e të qenit me një lojtar më shumë në fushë. Megjithatë, ata nuk janë të pamposhtur”, tha Schweinsteiger për të përditshmen spanjolle ‘AS’.
Gjermania është mposhtur nga Spanja në finale të Kampionatit Evropian në 2008 dhe po ashtu është eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në 2010.