Tevez preferon të pensionohet te Boca

Carlos Tevez ka insistuar se është shumë i lumtur pasi me Manchester Cityn e fitoi titullin e Premierligës, por edhe njëherë e ka shprehur dëshirën që karrierën dëshiron ta përfundojë në Boca Juniors.
“Dëshira më e madhe e imja është që karrierën ta përfundoj me fanellën e Boca Juniorsit. Që kur jam larguar, e kam menduar të njëjtën gjë, dua që të pensionohem këtu. Unë jam këtu për çka do që Boca ka nevojë”, tha Tevez në një ngjarje të organizuar për lojtarët e Boca Juniorsit.