Portugalia ratifikon NATO-n
Portugalia ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut. Parlamenti i Portugalisë votoi dje pro protokollit të NATO-s për anëtarësimin e vendit, duke reduktuar në 2 numrin e vendeve anëtare që nuk e kanë votuar ende këtë protokoll. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka falënderuar homologun e saj portugez, Gama për angazhimin e tij personal për përshpejtimin e këtij ratifikimi, si dhe deputetët e Portugalisë për votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ndërkohë pritet që të martën të bëhet ratifikimi edhe nga Holanda dhe Greqia, duke përmbyllur kështu fazën e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.