E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti i Tiranës, 20 milionë euro investime për terminalin e ri

 

Viti 2008 duket se ka qenë goxha i mbarë për aeroportin e Tiranës. TIA ka bërë bilancin e vitit 2008, ku ka rezultuar se gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm numri i pasagjerëve. “Aeroporti ka shënuar një tjetër rritje mjaft domethënëse. Duke konsideruar këtu të dhënat e vitit të kaluar, ne jemi mjaft të kënaqur për mbylljen e vitit 2008 në mënyrë kaq të suksesshme. Ne besojmë se TIA, përveçse një të kaluare të shkëlqyer, do të ketë dhe një të ardhme po aq frytdhënëse duke pasur parasysh këtu investimin e parashikuar për vitin 2009, për zgjerimin e terminalit” - thotë Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken. Por përveç këtyre, këtë vit TIA ka parashikuar që të investojë 20 milionë euro për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve. Punimet, të cilat do të lehtësojnë përballimin e një fluksi vjetor prej 1.5 milionë pasagjerësh, pritet të përfundojnë në shtator të vitit 2009. Sot ka trembëdhjetë linja ajrore, të cilat e lidhin kryeqytetin me tridhjetë e dy destinacione të ndryshme, duke përfshirë këtu Selanikun dhe Zagrebin, të cilat filluan operimin në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Më 17 dhjetor të vitit 2008, TIA u nderua me çmimin “Lidershipi Shqiptar 2008”. Kompania e mori këtë çmim në rangun e bizneseve të sektorit privat për “ofrimin e një vizioni të ri mbi Tiranën si metropol... një hap shumë i rëndësishëm ky drejt ndryshimit të imazhit të Shqipërisë në sytë e vizitorëve apo turistëve të huaj, duke e bërë atë të duket një vend i hapur, i qëndrueshëm dhe dinamik kundrejt investimeve vendase apo të huaja”.

Bilanci i 2008-ës

 Transporti i mallrave është rritur me 17.2 për qind ndërsa trafiku ajror me 5.1 për qind

 Punimet për investimin e zgjerimit prej 20 milionë eurosh, pritet të përfundojnë brenda vitit 2009
TIA i ka shërbyer 1,267,041 pasagjerëve.

 Vitin e kaluar aeroporti ka regjistruar 19,194 lëvizje të
trafikut ajror (ATM) dhe ka përpunuar 1,987 tonë mallra.

 Duke bërë një krahasim me vitin e kaluar, numri i pasagjerëve është rritur me 14.6 për qind, lëvizjet e trafikut ajror me 5.1 Për qind dhe përpunimi i mallrave me 17.2 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›