E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevritet me plumb ne koke 22-vjecarja

Peqin-Vetevritet me nje plumb ne koke nje 22-vjecare nga fshati Perparim i Peqinit. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme, kur Matilda Sullafi, i ka dhene fund jetes duke u veteqelluar me arme zjarri ne banesen e saj. Sipas policise, vajza eshte veteqelluar ne koke, duke mbetur e plagosur ne gjendje te rende. Familjaret kur kane degjuar te shtenat e armes, kane hyre menjehere ne dhomen e saj, ku kane pare trupin e shtrire ne dysheme. Ata kane bere transportin e menjehershem te saj drejt spitalit rajonal, por vajza nuk ka mundur te mbijetoje per shkak te plageve te renda. Te aferm te viktimes kane treguar para grupi hetimor se 22-vjecarja Sullafi prej disa ditesh e kishte paralajmeruar vetevrasjen e saj. Po sipas policise, mesohet se 22-vjecarja e ka kryer kete akt me armen e sherbimit te te vellait te saj, efektiv i sherbimit policor te burgut te sigurise se larte te Peqinit. Nuk dihen shkaqet qe e detyruan vajzen e re te marre aktin veteflijues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›