Vret burrin dhe me pas veten
Ledi Koraqi
BULQIZE- Krim i dyfishte brenda familjes ne Bulqize. Nje cift bashkeshortesh jane gjetur te vrare dje brenda ne banesen e tyre, ne lagjen "Gjeologu". Ngjarja e rende eshte konstatuar ne oret e para te mengjesit. Viktimat, burre e grua, jane gjetur te vrare me arme zjarri. Bledar Bilali 28 vjec dhe bashkeshortja e tij dhe Arjeta (Domi) Bilali, 24 vjece, jane gjetur te pajete ne dyshemene e shtepise. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se 28-vjecari eshte gjetur i vdekur nga dy te shtena arme ne koke, ndersa bashkeshortja e tij, me nje plumb ne goje.
Ngjarja
Nje person i aferm i Bledar Bilalit, me O.M, 26 vjec, i cili ka qene personi i pare qe ka pare skenen e tmerrshme ne shtepi. Fillimisht kane qene banoret e lagjes ata qe kane lajmeruar policine, e me pas edhe deshmitari okular. Rrethanat e ngjarjes jane ende te paqarta, por policia ka ne dore deshmine e ketij personi, qe ka qene bashke me ciftin ne banese qe prej mbremjes se te shtunes. Bledari, Arjeta dhe i afermi i tyre, O.M, kishin kaluar gjithe naten duke pire, gje qe ka zgjatur deri rreth ores 03.00 te mengjesit te djeshem. Me pas. O.M, ka shkuar per te fjetur dhe ka lene vetem ciftin Bilali. Rreth ores 06.30, O.M, ka degjuar krismat e armes dhe kur ka shkuar ne dhomen e bashkeshorteve, i ka pare ata te vrare.
Mesohet se Bledar dhe Arjeta Bilali, pa femije, kishin rreth 7 muaj qe ishin transferuar nga Shkodra ne Bulqize, ku dhe kishin nen administrim nje galeri kromi. Kjo mesa duket ka qene edhe arsyeja e zhvendosjes se vendbanimit te tyre. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se ata kishin marre me qera nje dhome ne katin e trete te nje pallati.
Hetimi
Menjehere pas kesaj ngjarje te rende policia dhe prokuroria e Bulqizes kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te kryerjes se saj. Fillimisht u dyshua per vrasjen e ciftit nga ndonje person i trete, apo per gjakmarrje, por pas rrefimit te deshmitarit te vetem okular te ngjarjes, pistat e hetimit u ngushtuan. Ne komisariatin e Bulqizes eshte marre deshmia e plote e 26-vjecarit, i cili rezultonte te ishte i aferm i viktimes. O.M, nga Shkodra, ishte djali i vellait (jo biologjik) te babait te Bledarit. Ai ka treguar me hollesi, gjithcka qe ka pare menjehere pas vrasjes. Burimet sqarojne se i ati i Bledar Bilalit, kishte bere nje person vella ne Shkoder dhe 26-vjecari O.M, ishte djali i ketij te fundit. Sipas hetimeve te para, rezulton se gruaja ka qelluar me dy plumba bashkeshortin e saj dhe me pas ka vrare edhe veten me nje plumb ne goje. E gjithe ngjarja qe precipitoi ne krim eshte zhvilluar brenda harkut kohor prej 3 oresh. Deri ne oren 03.00, bashkeshortet dhe i riu O.M kane qene duke bere muhabet dhe pire alkool. Sec ka ndodhur me pas mes tyre eshte ende e paqarte dhe po punohet per zbardhjen e shkaqeve. Pervec deshmitarit kryesor te ngjarjes, policia ka marre ne pyetje edhe fqinjet e viktimave per te hedhur drite per motivet e ketij krimi te rende. Sipas deshmitareve, viktimat ishin banore te rinj ne zone dhe nuk njiheshin mire nga fqinjet, ndersa mesohet se Bledar Bilali ishte ne gjak. Fqinjet hedhin dyshimin se vrasja eshte kryer nga nje person i trete. Nje grup ekspertesh kriminaliste si dhe perfaqesues te mjekesise mjeko-ligjore jane nisur nga Tirana, per te marre pjese ne hetimin e kesaj ngjarjeje te rende. Nderkaq mesohet se Bledar Bilali, rezultonte person me precedent penal. Dy vjet me pare ai eshte denuar me nje vit e gjysme burg, per plagosje te mbetur ne tentative.
Elezi: Kemi vetem nje piste, vrasje brenda familjes
Shefi i komisariatit te Bulqizes Ali Elezi, ne nje prononcim pas ngjarjes, ka dhene edhe detajet e policise ne lidhje me ngjarjen. Sipas Elezit, nga veprimet e para paraprake te dokumentuara edhe ne Prokurorine e rrethit te Dibres, ka rezultuar se ne nje banese te marre me qera, jane gjetur te vrare Bledar Bilali, 28 vjec dhe Arjeta (Domi) Bilali, 24 vjece, qe te dy nga Shkodra por me banim ne Bulqize. Vrasja eshte bere me arme zjarri, e llojit pistolete. Aktualisht ne keto momente kemi vetem nje piste hetimi, vrasje brenda familjes. Dyshohet qe gruaja ka vrare burrin dhe me pas ka vrare edhe veten. Per sa i takon motiveve te ngjarjes, jemi ne hetimet e para dhe aktualisht kemi nje deshmitar okular qe ka qene ne vendngjarje. Ai eshte O.M, nga Shkodra, i aferm i viktimes, Bledar Bilali. Vrasja eshte kryer me pistolete dhe nga keqyrja e trupit te viktimave, rezulton se Bledari kishte 2 shenja plumbi ne koke, ndersa bashkeshortja e tij nje plumb ne goje.
Deshmia: Arjeta u veteqellua ne pak sekonda
O.M, 26 vjec eshte deshmitari i vetem i ngjarjes. Ai ka pohuar ne polici gjithe skenen qe pa menjehere pas vrasjes. O.M ka treguar se bashke me Bledarin me te cilin kishte lidhje familjare dhe Arjeten, kishin qendruar deri vone duke bere muhabet dhe pire alkool. Kjo ka zgjatur deri ne oren 03.00 te mengjesit, me pas ishin shtrire per te fjetur. Ai ka treguar se nuk kishte degjuar qe cifti te zihej apo konfliktohej. Rreth ores 06.30 te mengjesit te djeshem, ai ka degjuar krisma arme. Eshte zgjuar dhe kur ka shkuar ne dhome, ka pare te vrare te afermin e tij Bledarin. Sipas tij, ne kete moment bashkeshortja Arjeta, i kishte drejtuar pistoleten vetes dhe ka eshte veteqelluar pak sekonda me pas.