E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale më 4 korrik


Në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Poloni, asnjëri prej kandidatëve nuk fitoi më tepër se 50% të votave të mjaftueshme për zgjedhje në postin e presidentit të këtij vendi. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se rezultatet nga më se 94% e vendvotimeve, tregojnë se kryetari i Parlamentit, Bronislav Komorovski, është në avantazh dhe ka fituar rreth 41% të votave, ndërsa ish kryeministri Jarosllav Kazinski, fitoi me rreth 37%. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale u mbajtën pas vdekjes së presidentit të ndjerë, Leh Kazinski, si pasojë e rrëzimit të avionit presidencial polak, në Smolensk të Rusisë, më 10 prill të këtij viti.
Kandiati presidencial, Jarosllav Kazinksi, duke folur para mbështetësve të tij në Varshavë, theksoi se këto nuk ishin zgjedhje normale, por u zhvilluan si pasojë e tragjedisë së madhe dhe e pikëllimit . Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Poloni ishte ndoshta më i ngushtë se sa pritej më parë. Duke qenë se asnjë kandidat nuk ka arritur të fitojë shumicën absolute të votave, më 4 korrik do të zhvillohet balotazhi mes dy kandidatëve kryesorë, Kamorovskit dhe Kaczynski-t.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›