E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia shtrëngon rripin, për daljen nga kriza

Masat

Pas zërave të vazhdueshëm për përhapjen e krizës greke të borxheve në Europë, Portugalia u ka premtuar partnerëve të Eurozonës se do ta ulë dukshëm deficitin e vet buxhetor për këtë vit. Kryeministri Jose Socrates deklaroi në kuadër të samitit të posaçëm për euron në Bruksel, se qeveria socialiste e pakicës do të pezullojë dy projekte të mëdha infrastrukture në Lisbonë. Kjo do të bëjë që deficiti të ulet edhe me një pikë në vlerën 7,3 për qind. Më parë, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Eurozonës i dhanë dritën e gjelbër paketës së kredive prej 110 miliardë eurosh për Greqinë. Kancelarja Angela Merkel ritheksoi vendosmërinë e shteteve të Eurozonës për ta mbrojtur monedhën e përbashkët ndaj spekulantëve. Për shkak të krizës greke dhe frikës së infektimit të shumë vende të Europës prej saj, ku Spanja dhe Portugalia janë të parat në listë, monedha e përbashkët europiane nuk është më në pozitat e forta të dikurshme ndaj monedhave të tjera.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›