Zgjedhjet, zhvillohet raundi i dytë në Istog
Në Komunën e Istogut në Kosovën Perëndimore u zhvillua dje raundi i dytë i votimeve për kryetarin e kësaj komune. Votimet e djeshme ishin të jashtëzakonshme, meqë kryetari i zgjedhur në votimet e nëntorit të vitit të kaluar, Fadil Ferati, vdiq në muajin janar të këtij viti. Në zgjedhje përballen kandidatët e dy parive më të mëdha politike në Kosovë, Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat drejtojnë së bashku qeverinë e vendit. Votimet, sipas autoriteteve, u zhvilluan pa ndonjë problem. Cikli i zgjedhjeve për pushtetin lokal, të parat pas pavarësisë së Kosovë nuk mbyllet me zgjedhjet e djeshme në Istog.
Në qershor, autoritetet planifikojnë të mbajnë zgjedhje në Komunën e Parteshit, një komunë e re me shumicë serbe në pjesën lindore të Kosovës, ndërsa deri në fund të vitit, apo vitin e ardhshëm ata shpresojnë të organizojnë zgjedhje për pushtetin lokal edhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe tri komuna të tjera veriore me shumicë serbe, ku zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar u bojkotuan nga pjesëtarët e komunitetit serb.
#