E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugezët në grevë të përgjithshme

Kontrollorët e trafikut ajror dhe punëtorët e sistemit të metrove në Lisbonë ishin të parët që u futën në grevë orët e vona të së mërkurës.

Atyre pritet t’iu bashkohen qindra mijëra punonjës të tjerë, përfshirë edhe mësues dhe mjekë.

Grevistët protestojnë kundër planit për reduktimin e deficitit buxhetor, një plan i kërkuar nga BE-ja dhe FMN-ja. Plani pritet të votohet në parlament, javën që vjen.

Greva parashikohet të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e Portugalisë, ku aksioni i përbashkët industrial është i rrallë.

Greva mbështetet nga dy unionet kryesore të punëtorëve në Portugali, të cilat përfaqësojnë më shumë se një milionë punëtorë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-24 12:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›