Basha vizitë të suksesshme në Turqi

Në takimin me kryetarin e bashkisë së Ankarasë, Melih Gëkcek u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy bashkive, në fushën e projekteve sociale, trajnimit profesional të të rinjve, ngritjen e parqeve industriale dhe në fushën e shtimit të hapësirave publike dhe ato të gjelbra. Ndonëse ekziston një marrëveshje binjakëzimi mes dy qyteteve, niveli i shkëmbimit ka mbetur vetëm në letër.
Kryetari i bashkise së Ankarasë i cili e mban këtë post prej 18 vitesh, e ka njohur zotin Basha me një sërë projektesh te ndërmarra në këtë qytet te cilat kanë patur një impakt të jashtëzakonshëm tek banoret. I shoqëruar nga zoti Gecek, zoti Basha vizitoi disa parqe, qendra sociale të trajnimit profesional, shkolla, kopshte, dhe çerdhe të ngritura nga bashkia e Ankarasë.
Gecek tha se Bashkia e Ankarasë do të mbështesë iniciativat e zotit Basha për gjelbërimin, ngritjen e parqeve industriale, etj. Vëmendje të veçantë, kryebashkiaku i Tiranës, i ka kushtuar bashkëpunimit për trajnimin profesional të të rinjve, duke bërë të ditur se punësimi mbetet prioriteti kryesor i bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkisë së Ankarasë shprehu gatishmërinë për të ndihmuar edhe në ngritjen e qendrave sociale të cilat sipas Bashës do të ndihmojnë fëmijët në nevojë.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Ankara, Basha u takua me Ministrin e Financave, Mehmet Shimshek, dhe drejtues të Bankës së njohur Turke, Exim Bank. Basha i njohu autoritetet turke me projektet e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e qytetit, si vendosja e linjës së tramit, apo projektet të tjera të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Basha u shpreh për nevojën e ndërtimit të Trampit, pasi kjo do të ndihmojë për lehtësimin e trafikut dhe reduktimin e ndotjes.
Bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e tyre për projektet e Bashës dhe u shprehën të gatshëm për të shqyrtuar mbështetjen e këtyre projekteve. Në Stamboll, z.Basha u prit nga kryetari i Bashkisë, Kadir Topbash. Kreu i Bashkisë së Stambollit u njoh me planet e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Z.Topbash u shpreh i gatshëm për të ndihmuar z.Basha në planet e tij për zhvillimin e Tiranës.
“Do të ofrojmë asistencë dhe do ndihmojmë me ekperiencën tonë. Jo vetëm në këto fusha, por kudo ku ka nevojë do ndihmojmë Bashkinë e Tiranës. Do të hartojmë sëbashku protokolle për bashkëpunimin dy palësh, për ti hapur rrugën binjakezimit të dy qyteteve. Kryetari Basha na njohu me projektet për të ardhmen dhe jam i bindur që do t’i vendosë në jetë. Zhvillimi që do të ketë Tirana, do na gëzojë pa masë”, tha Topbash.
Ndërkohë, Basha duke vlerësuar mikpritjen, u shpreh se nga zhvillimi i Stambollit dhe nga Bashkia e qytetit ka shumë për të mësuar, që nga koha kur kjo qendër e rëndësishme e Turqisë drejtohej nga Erdogan e deri sot. “
Ne kemi shumë sfida dhe po ashtu oportunitete të mëdha, në bashkëpunimin tonë. Diskutuam për projekte konkrete, nga fusha e transportit publik, tek fusha e ujësjellës – kanalizimeve, mbetjeve urbane, projekteve sociale, etj. Unë pres me padurim të përfitoj nga përvoja e çmuar e kryetarit Topbash dhe Bashkisë së Stambollit nën drejtimin e tij”, tha Basha. /Start/
2011-11-24 14:48