E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poshtë me fluturudhë

Vargje nga Arben Duka

Çfjalë mund të themi,

Ne për qeverinë,

Që ka njëzet vjet,

Që sshtron dot një shinë!

Dhe nuk e kam fjalën,

Vetëm për Berishën,

Por dhe për të majtët,

Në pushtet kur ishën!

Edhe këtu ramë,

Poshtë me fluturudhë,

Tani mund të themi,

Se ska hekurudhë!

Dhe ato që qenë,

Me binarë u shkulën,

Ndaj dhe hamë sorrën,

Se nuk kemi pulën!

Thonë për hekurudhën,

Na ishte njëherë,

Se shkon gjer në Shkodër,

Me pesë pasagjerë!

Vagonët e trenit,

Në gjendje mortore,

Njëlloj si pas Luftës,

së Parë Botërore!

Ka dhe që si duan,

Sot vargjet e mia,

Po me tren lëvizte,

E gjithë Shqipëria!

Dhe aherë vatani,

Dyfish njerëz kishte,

Pasuri e rrallë,

Hekurudha ishte!

Tha Pandi Raidhi,

Që pastë uratën,

Mirë me të tëra,

Po me urën çpatën!

Sot udha e kombit,

U bë histori,

Por dhe treni vinte,

Gjer në Mal të Zi!

Lehtë e kupton,

Këtë gjë një lopë,

Gjer në Mal të Zi,

Dhe në Europë!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›