E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nismetaret e te rese, ne shkollen shqiptare

Te dashur nxenes te te gjitha shkollave te Shqiperise, publike e jopublike,

Te respektuar mesues e drejtues te shkollave,

Te nderuar prinder, gjysher e familjare te nxenesve,

Gezuar Vitin e Ri Shkollor, suksese e rezultate me te larta ne mesime.

Urimet me te perzemerta per 50 mije vogelushet e vogelushet per te cilet kjo dite do te gdhendet per jete ne kujtesen e tyre si Dita e Pare e Shkolles. Rruge te mbare ne fushen e bukur te diturise!

Deshiroj te shpreh kenaqesine time qe 650 mije nxenesit e nxeneset qe shkojne kete vit ne shkollat e te gjitha llojeve do te perfitojne nga nje standard arsimor me i larte se ai i vitit te kaluar; do te jene pjese e nje procesi mesimor interaktiv si kurre ndonjehere me pare ne Shqiperi; do te ulen ne kabinete te reja te shkencave e informatike. Mbi gjysme milione nxenes do te navigojne ne internet ne 2 000 shkolla, te medha e te vogla, ne qytet e ne fshat; me dhjetera mije do te ulen ne bango te reja, do te mesojne ne shkolla te reja e te rinovuara; me mijera femije te fshatrave te largeta te Krujes, Kukesit, Tropojes, Beratit e Vlores do te ndjekin mesimet ne konvikte bashkekohore.

Urime te vecanta dua te shpreh per 40 mije gjimnazistet e gjimnazistet qe regjistrohen sivjet ne klasen e X-te dhe qe jane nismetare te gjimnazit te ri shqiptar, me programe, kurrikula e tekste teresisht te reja e te standardit komunitar evropian, ku lendet e detyrueshme harmonizohen me lendet e zgjedhura nga vete nxenesit. Gjimnazistet tane ashtu si bashkemoshataret e tyre te vendeve me te zhvilluara fillojne keshtu te percaktojne vete drejtimin e tyre te neserm ne jete.

Te nderuar mesues, pune te mbare e suksese ne vitin e ri arsimor. Ju keni fatin te punoni qe shkolla shqiptare te ece me hapin e vendeve me te perparuara. Arsimi eshte pararoja e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Ju uroj te gjitheve, mesues e nxenes,

Te dilni faqebardhe ne kete Vit te Ri Shkollor, te keni ritmet qe ju bejne juve, dhe te gjithe neve, krenare per arsimin shqiptar sot.

Uroj per neser nje dite te gezuar per te gjitha familjet shqiptare.

* Pershendetje e Ministrit te Arsimit dhe Shkences, me rastin e fillimit neser te vitit te ri shkollor


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›