E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saif Al Islam do të gjykohet në Libi?

Udhëheqja e re në Libi nuk do t'ia dorëzojë Gjykatës Ndërkombëtare Penale djalin e arrestuar të ish-diktatorit Gaddafi, Saif al-Islam, por do ta bëjë vetë procesin gjyqësor kundër tij.

Kryeministri Abdulrahim Al-Kib tha se Saif do të marrë një gjykim të drejtë. Gjykata e Lartë Penale në Hagë gjatë kryengritjes kundër regjimit të Gaddafit kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Saifit dhe babait të tij Muammara al -Gaddafi, për shkak të krimeve kundër njerëzimit.

Saif al-Islam, djali më i njohur i Gaddafit u arrestua në jug të Libisë. Arrestimi i Saif al-Islamit filloi menjëherë të festohet në mbarë Libinë, sepse kjo do të thoshte se është nxjerrë jashtë veprimit edhe anëtari i fundit i rëndësishëm i regjimit të vjetër libian.

Hossam al-Gheriani nga Zyra për Informim e Qeverisë kalimtare libiane, theksoi: "Janë lajme fantastike, të papritura! Ai ndoshta edhe nuk ka qenë aq i rrezikshëm si disa të tjerë, por ai megjithatë ishte një pengesë prandaj ky është një moment triumfues për të gjithë libianët."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›