Posta Shqiptare, 86 vite në shërbim të klientëve
Posta Shqiptare ka përkujtuar dje Ditën Ndërkombëtare të Postave. Përkujtimi i kësaj feste përkon me nënshkrimin e traktatit të krijimit të këtij unioni nga 15 vendet më të zhvilluara në vitin 1874. UPU është organizmi më i lartë ndërkombëtar i postave i përbërë nga 191 administrata postare, 661. 000 mijë zyra postare në botë, me 5 500 000 punonjës, 445 000 000 000 objekte postare dhe 150 000 000 000 dollarë transferta ndërkombëtare. Posta Shqiptare aderon në këtë union ndërkombëtar që në mars të vitit 1922 dhe i bashkohet çdo vit përkujtimit të këtij evenimenti të rëndësishëm.
Posta Shqiptare organizoi dje një aktivitet në të cilin ishin të pranishëm personalitete nga fusha të ndryshme si dhe drejtorë postash homologe. Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, tha: “Viti që po kalojmë dhe viti i ardhshëm janë vite të projekteve dhe ambicieve të mëdha për Postën Shqiptare. Në sportelet tona ofrohen një numër mjaft i madh shërbimesh financiare. Së bashku me kudondodhjen e zyrave tona postare, Posta Shqiptare është në prag të implementimit të sistemit bankar brenda Postës Shqiptare (Post-Banka). Harmonizimi i këtyre 2 lloj shërbimeve, atij postar dhe atij financiar, së bashku me konceptin e Post Shop-eve, ka sjellë universalizmin e zyrave tona. Pra, qytetari do të gjejnë ambientet e Postës Shqiptare një supermarket shërbimesh.
Drejtori i përgjithshëm i Postave botërore, z. Edourd Dayan, tha në fjalën e tij se mjetet moderne të komunikimit nuk kanë mundur të eklipsojnë shërbimin postar. Në fjalën e tij ai theksoi se ky shërbim tashmë është orientuar drejt së ardhmes dhe mjetet e reja si e-mail apo interneti janë bashkudhëtare të shërbimit postar si kontribuuese në zhvillimin e mëtejshëm të tij e për rrjedhojë dhe të tregtisë ndërkombëtare. Kjo pasi, sipas Dayan, sektori postar siguron një shërbim të çmuar jo vetëm për ata që blejnë dhe shesin online, por gjithashtu edhe për të gjithë ata njerëz të cilët ende nuk e kanë mundësinë të përdorin plotësisht teknologjinë e re dhe për të cilët posta është një lidhje jetësore me botën e jashtme. Posta Shqiptare në mbështetje të strategjisë dhe objektivave të UPU-së kërkon që shërbimet postare të pozicionohen më së miri në një ambient të karakterizuar nga konkurrenca e fortë në liberalizimin e tregut dhe rritjen e shpejtë të teknologjive të reja. Me këtë vizion të ri Posta Shqiptare ka ndryshuar imazhin, duke reformuar gjithë sistemin postar, financiar dhe biznesit të saj drejt afrimit me standardet bashkëkohore dhe rritjen e besueshmërisë tek klientët në tre vjetët e fundit rruga e postës shqiptare është histori suksesi.