E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit: Lajmet për shoqërimin e Fazliçit, të pavërteta

Policia e Shtetit përgënjeshtron të gjitha lajmet e përhapura në media se Damir Fazliç është shoqëruar nga uniformat blu gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Në njoftimin për shtyp të këtij institucioni thuhet se “Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet në media se ka shoqëruar me makinë apo ka marrë në mbrojtje qytetarin Damir Fazliç, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri përgjatë datës 08.10.2008. Policia e Shtetit nuk ka pasur kërkesë të tillë për të eskortuar këtë qytetar, si dhe s’ka konstatuar elementët që cenojnë jetën e tij, e për pasojë marrjen e masave të shoqërimit”. Sipas këtij institucioni, janë punonjësit e policisë së Aeroportit “Nënë Tereza” që gjatë 24 orëve të shërbimit kanë për detyrë të kontrollojnë e të ofrojnë gjithë ndihmën e kërkuar nga shtetasit shqiptarë apo të huaj, që hyjnë e dalin ligjërisht në territorin e vendit. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për spekulimet mediatike dhe siguron të gjithë qytetarët se nuk do të bjerë pre e presioneve për t’u përfshirë në debatin politik të vendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›