Posta Shqiptare analizon punën 6-mujore

Në analizën 6-mujore në të gjitha filialet e saj Posta Shqiptare publikoi mbylljen me sukses të realizimit të të gjithë treguesve ekonomiko-financiar në masën 123%. Sipas drejtoreshës së shërbimit postar shqiptar Arta Kazazi, futja e sistemit të ri të rritjes së pagave e cila u aplikua me 1 korrik të këtij viti bëri që pagat e ulta të rriten ne 23% ose me një rritje mesatare në total prej 10.6% në rrang kompanie dhe gjithashtu vetëm për muajin korrik janë investuar në bono thesari mbi 1 miliardë lekë
Ndërsa ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në ankandet e bonove të thesarit pranë Postës Shqiptare nuk ka munguar edhe tërheqja e vëmendjes për të gjithë punonjësit e postës të cilët nëse nuk zbatojnë ligjin dhe rregullat e punës ,sipas Kazazit Toleranca do jetë zero!