Plazhet e ndotura në Vlorë, pushuesit kritika Bashkisë

Plazhe te ndotur, ujera te zeza qe derdhen ne det, por edhe nje rere e papaster. Kjo eshte panorama qe te ofrohet ende në një prej plazheve më të preferuara për pushuesit. Në vijën bregdetare të Vlorës situata me kritike paraqitet ne zonen prane ish-Aulones. Jo vetëm pamja, por edhe era e rëndë nuk e ka shqetësuar aspak Bashkinë e qytetit.
Ky institucion nuk i mirëmban këto 2 kilometra plazhe publike që ju ka vënë në dispozicion qytetarëve. Në këto rrethana, qytetarët janë të detyruar të shkojnë në plazhet e pushtuara nga pronarët e lokalet, aty ku duhet të paguajnë vlera të ndryshme monetare.
E njëjta situatë është edhe tek plazhi përballë Shkollës së Marinës, ku ujërat e zeza derdhen në det, duke penguar qytetarët që të lahen në atë zonë. Kjo situatë ndodhet edhe në plazhin Ujit të Ftohtë, që prej vitesh nuk jane marre masa nga indiferentizmi i organeve kompetente dhe moskryerja e detyrës në këtë pikë të sezonit të plazhit.