Formulari A2, maturantët 5 ditë kohë për ta plotësuar
Matruantët kanë dhe 5 ditë kohë për të plotësuar formalin A2, formular ky që jep të drejtën për të garuar për nisjen e universitetit. Për herë të parë ky formular plotësohet edhe online ku nëpërmjet internet maturanti hedh 10 preferencat e tij për të vazhduar studimet e larta.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfon Harizaj e ka quajtur plotësimin online të këtij formulari të suksesshëm 70% e maturantëve e kanë plotësuar në këtë formë duke marrë edhe këshillat nëpërmjet internetit për të mos gabuar gjatë plotësimit të tij.
Nëse do të ketë apo jo formual A3 për vendet e mbetura bosh në fakultete? Harizaj u përgjigj se kjo të bëhet e ditur në vendimin e këshillit të ministrave.