Posta Shqiptare anëtare e PostEurop-ës pret delegacionin e simotrave të saj Europiane
Posta Shqiptare është pritëse e mbledhjes së pestë të Grupit të Punës për Cilësinë e Shërbimit të Post-Europës, i cili po mbahet në Tiranë në datat 22-24 prill 2008. Gjatë takimit të parë që u zhvilluar dje, u diskutua mbi çështjen e orareve të fluturimeve të kompanive ajrore, të cilat transportojnë postën hyrëse dhe dalëse, kapjen në kohë të këtyre orareve dhe përgjegjësitë që
Postat e vendeve pjesëmarrëse kanë në marrjen dhe dorëzimin e pakove postare deri në destinacion. Post-Europa është shoqatë e 48 operatorëve publikë postarë europianë dhe është krijuar me synim optimizmin e operacioneve postare dhe shërbimeve postare në Europë dhe është një shtyrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet anëtarëve të saj. Ajo është duke punuar në drejtim të prezantimit të industrisë së plotë postare Europiane.
23 Prill 2008