Pollo në ditën e “Tokës”, godina dhe llamba për të kursyer energjinë
Dje, në ditën ndërkombëtare të tokës, Ministri i Arsimit Genc Pollo së bashku me drejtorin e përgjithshëm të KESH-it, Gjergj Bojaxhi zhvilluan një takim me nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ky takim në një nga shkollat e mesme të Tiranës organizohet në vijim të projektit të MASH-it dhe KESH-it për kursimin e energjisë elektrike. Për të kursyer sa më shumë energjinë elektrike ministri Pollo ka përmendur dy nismat e tjera për këtë qëllim. Nisna e parë është standardi termoizolues i shkollës. Sipas kreut të arsimit, për të realizuar këtë nismë duhet të përcaktohet një standard ndërtimor për të gjitha shkollat që do të ndërtohen në vendin tonë duke filluar që këtë vit, që ato të kenë në teknologjinë e ndërtimit të tyre, muret e tyre shtresa, apo pajisje të tilla të cilat e ruajnë energjinë brenda. Nisma e dytë është përdorimi i llambave fluoreshente kundrejt atyre inkandeshente për ndriçim.
23 Prill 2008