E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta Shqiptare, hapë konkursin për poezinë, për 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit

Në kuadrin e 100 vjetorit të "Kongresit të Manastirit", Posta Shqiptare ka shpallur konkursin për poezinë më të mirë, me tematikë kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të sistemit 9-vjecar. Aktivitetin e përshëndeti edhe Zvendës. Kryeministri, Genc Pollo, i cili tha se: Posta Shqiptare i është përgjigjur në lartësinë e duhur për të përkujtuar denjësisht këtë datë të madhe historike.
Mbi 800 poezi është numri i krijimeve letrare me poezi të ardhura në adresë të drejtorisë së përgjithshme të postave. Për fituesit do të jepen 6 çmime. çmimi i parë 300 euro, dy cmime të dyta me nga 200 euro dhe tre cmime të treat me nga 100 euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›