Ministria e arsimit, juridiku të shkojë të Migjeni
Ministria e arsimit sygjeron për fakultetin e drejtësisë mjedise të padisponueshme për zhvillimin e procesit mësimore. Për t'i dhenë një zgjidhje kërkesës së autoriteteve drejtuese të fakultetit, universitetit të tiranës, por edhe vetë studentëve për gjetjen e një godine ku të vijojnë mësimin e ndërprerë prej ditësh, autoriteti më i lartë ia arismit në vend, ka deklaruar se ata mund të zhvendosen në mjediset e shkollës Migjeni në kryeqytet. Nga një vëzhgim me cameras tonë, pamë se mjediset e rekomanduara për studentët e juridikut nuk janë aspak të gatshme ëpr të pritur 2500 të rinj, pasi shkolla I ëhstë nënshtruar një rikonstruksioni. Për më tepër, burime për televizionin tonë, thanë se kjo godinë po rindërtohej për një shkollë 9- vjecare. Por, edhe nëqoftëse planet kanë ndryshuar rrugës për të mos lënë drejtësinë në rrugë, do të duhen javë e ndoshta muaj, për të sjellë godinën në formën e duhur. Gjithashtu, MASH ka njoftuar se ka kërkuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike,ngritjen e një grupi të ri ekspertësh që do të angazhohen për të vërtetuar sigurinë në zhvillimin e mësimit në godinën e Fakultetit të Drejtësisë.