E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare internet falas per Qytetin Studenti

Studentët mund të përdorin internet falas në ambientet e zyrave të Postës Shqiptare. Kjo për të gjithë ata të rinj të cilët janë të akomoduar në ambientet e Qytetit Studenti në Tiranë, falë  projektit “Pikat e aksesit public”, i cili në 6 muaj ka bërë që internet të përdoret nga 35 mijë përdorues çdo muaj me afro 1 milionë e 700 mijë klikime në ditë.

“Publiku të ndërgjegjësohet për mundësitë e mëdha që jep interneti, që jep aksesi dixhital për të marrë shërbimet në mënyrë shumë më të lehtë dhe shumë më të kollajshme jo vetëm të Postës Shqiptare, por të shumë agjencive shtetërore” -tha ministri Genc Pollo.

“Mendojmë se është një ambient komod, jo vetëm për të hapur horizontin e dijeve, por dhe për nevoja funksionale të të gjithë studentëve”- thotë drejtori I postës, Arqile Gorea.

Interneti falas, thonë studentët e këtij qyteti që akomodon me mijra të rinj nga i gjithë vendi, është një nga nismat më të mira, duke iu ulur koston e shpenzimeve ditore si dhe duke iu shërbyer në studimet e tyre.

Numri mesatar i përdoruesve të internetit për afro 510 zyrat postare në të gjithë vendin është 2 milionë e 257 mijë përdorues.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›