Platforma e Malajt Te kufizohet roli i kryetarit

Arben Malaj mendon se ka ardhur koha e reformit politik, pika kryesore e të cilit, sipas deputetit socialist ëshët kufizimi i pushtetit absolut të liderit. Pjesëmarrës aktiv në politikë që prej 1992-shit, Malaj, ka gati një platformë të tijën për modernizimin e partive, të cilën do ta shpalosë në një tur debatesh në të gjithë Shqipërinë.
“Demokracia e brendshme është cënuar, sistemi i ri elektoral u ka dhënë pushtet absolut kryetarëve të partive. Kufizimi i mandateve të zgjatura për të njëjtën individë në qeverisjen e vendit në nivel vendor, qëndror dhe drejtimin e partive. Duhet të synojmë reduktimin e mandateve qeverisëse njëkohësisht në pak duar. Asnjë individ në nivel vendor dhe qëndror nuk duhet të ketë më shumë se një mandat përfaqësimi, ose në qeverisje ose në partinë e tij politike dhe as nuk duhet të ketë mandat drejtues në parti. Duhet të zgjerojmë mundësitë për më shumë kapacitete njerëzore të angazhuara në afidat tona”-tha Malaj.
Duke e quajtur të dështuar grevën e urisë të PS-së, pjesë e të cilës ishte dhe vetë, deputeti i selisë rozë, mendon se drejtuesit e partive po rreshtojnë servilët. Ndërsa duke iu referuar socialistëve, sipas tij ka ardhur koha për një kushtetutë të brendshme partiake dhe një prag më të ulët firmash për të kërkuar referendum. Po ashtu ka radhur koha, që PS politikën ta bëjë në kuvend.
“Është e domosdoshme që PS në mënyrë institucionale t’i kthehet parlamentit. Ky është qëndrimi që kam mbajtur edhe në Asamblenë Kombëtare të javës së shkuar. Vazhdoj të shpresoj që jo vetëm të kthehemi, por të ndahemi nga fakti që sa herë jemi të pakënaqur nga zhvillimit politike të vendit, në vend që të rrisim ndërgjegjësimin qytetar dhe reagimin qytetar të bojkotojmë institucionet e vendit”-theksoi ai.
Në platformë, e cila ka gjetur mbështetjen dhe të ish-presidentit Mejdani, propozohet dhe ndarja e postit ministror nga ai i deputetit.
“Do të mbështes çdo lëvizje për reformim politik, institucional dhe në mënyrë të veçantë çdo lëvizje ku ndërtohet diversiteti nëpërmjet solidaritetit dhe po ashtu qeverisja nuk realizohet nëpërmjet unit të komandës së individit”-tha Mejdani.
Deputeti i njohur dhe për qendrimet e ndryshme nga ato të kryetarit të partisë, Rama, vlerëson se zgjedhjet vendore nuk prodhuan zgjidhje. Dhe se politika shqiptare po kalon nga kriza ë krizë.
Elona Gjylmi