E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i ri Ivziku Vonesat jane te justifikuara

Edhe pse nuk është inaguruar ende spitali i ri pranë, QSUT ka nisur të funksonojë me shërbimet e para. Kanë hyrë të gjithë laboratorët e analizave dhe shërbimi i imazherisë. Drejtori i QSUT, Saimir Ivziku thotë për "AS", se këto shërbime kanë nisur nga puna prej disa javësh. Ndërsa shumë shpejt priten të startojë dhe transferimi i të gjitha urgjencave sipas specialiteteve.

“Sot shërbimin spitalor e kemi pjesë të spitalit të ri, ku kryhen të gjitha analizat e nevojshme. Po ashtu, kemi edhe shërbimin e imazherisë që në gjuhën tonë praktike, është në katin e nëndheshëm. Të dy skanerat janë në punë sot dhe funksionojnë. Dhe gradualisht është bërë dhe plani i lëvizjes së urgjencave. Jemi në fazën e fundit ku po rakordohet vetëm data, pra ceremonisë së inagurimit”-thotë Ivziku.

Ivziku siguron se shumë shpejt do të hapen dhe shërbimet e reja si sallat e operacionit dhe repartet e reaminacionit. Vonesat sipsa Ivzikut janë normale, pasi instalimet e apartuarave duhet të kryen me garanci të plotë.

"Gjatë kësaj kohe nuk është se e kemi shtyrë për këtë arsye apo për një arsye tjetër. Është thjesht arsyeja e një funksionimi sa më të mirë e kësaj ndërtese që duhet thënë, është e teknologjisë dhe fjalës së fundit. Të gjitha aparaturat janë të reja, në gjendje pune të menjëhershme dhe mund të punojnë që në momentin e parë"-thekson ai.

Në këtë spital pritet të ketë 30 shtretër të kirurgjisë së përgjithshme dhe 30 të tjerë të mjekësisë interne. Investimi në këtë spital ka kapur vlerën prej 53 milionë euro, nga të cilat rreth 30 milionë janë shpenzuar për ndërtimin e godinës dhe 20 milionë për pajisen e saj. Ndërsa qeveria shqiptare ka financuar në masën 37 për qind dhe Banka e Këshillit të Europës me 63 %.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›