E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet e kopjaceve AS siguron te dhenat e 400 maturanteve

Ministria e Arsimit ka përfunduar rivlerësimin e testeve të 400 maturantëve të dyshuar për kopjim. Të dhënat e siguruara nga AS tregojnë se rreth 30 maturantë janë vlerësuar me notën katër, ndërsa të tjerët kanë mundur të kalojnë provimin e parë atë të letërsisë.

Nga burimet zyrtare të ministrisë së Arsimit  thuhet se testet e 23 maturantëve të shkollës së mesme “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër ka qënë thjesht për verifikim rezultatesh dhe jo të dyshuara për kopje.

Ndërkaq maturantët e tjerë nga të dhënat e KOPOTED, që merret me çdo rast të dyshuar, janë vlerësuar me notat 5,  6, 7 dhe 8, mes të cilave dominon nota 6. 

Rezultatet e maturantëve pritet që të publikohen në faqen zyrtare të ministrise se Arsimit dhe më pas në shkollat e mesme përkatëse. Në ditët  në vijim ministria e Arsimit, pritet të bëjë publike se në cilat qytete ka qënë numri më i lartë i maturantëve që nuk arritën dot të kalonin testin e letërsisë. Këto ditë pritet të publikohen edhe rezultatet e provimit të matematikës. 

Nje dite me pare rreth 48 mije maturante iu nështruan provimeve me zgjedhje, testet e fundit të matures shteterore.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›