Posta, lehtesi per maturantet qe paguajne formularin A2
Posta Shqiptare ka pershendetur udhezimin e MASH, ku tashme maturantet mund te kryejne pagesat per llogari te AVA-s dhe ne zyrat postare. Ata mund t’i kryejne pagesa ne zyrat postare duke perfituar nga ky avantazh qe sjell per ta udhezimi i MASH dhe cilesia, shpejtesia dhe korrektesia e sherbimit ne poste. Fale infrastruktures se rrjetit postar i cili eshte shtrire kudo, tashme nje maturanti nuk do t’i duhet te zbrese ne qytet per te kryer kete pagese duke rrugetuar me makine, dhe humbur kohe dhe para. Nje tjeter avantazh ne kete pagese per maturantet, eshte komisioni me i ulet qe mbahet ne poste. Ne kuadrin e krijimit te lehtesirave ndaj klienteve, Posta Shqiptare fton punonjesit e zonave rurale si mesuesit, inspektoret e pyjeve, punonjesit ne vartesi te Ministrise se Bujqesise etj, qe bazuar ne vendimin e Keshillit te Ministrave per te pasur te drejten e zgjedhjes se ku do ta marrin rrogen te paraqiten ne zyrat postare dhe sikunder maturantet te mos humbin kohe dhe para per te zbritur ne qytet per te marre pagen. Krijimi i ketyre lehtesirave nga Posta Shqiptare behet ne kuadrin e sherbimit te qeverise se sherbimit dhe sherbesave dhe Posta Shqiptare si strukture aktive e qeverise shqiptare perpiqet te jete ne sinkron me te gjitha iniciativat qe qeveria merr ne drejtim te lehtesimit te jetes se qytetareve.