E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta nisi shperndarjen e kuponeve 200 lekesh

Posta Shqiptare nisi dje shperndarjen e kuponeve 200 lekesh, per te gjithe ata qytetare qe duhet te pajisen me karta identiteti dhe nuk kane nje pasaporte per te levizur jashte vendit. Menjehere pas udhezimit te Ministrise se Financave, ka nisur zbatimin vendimi i qeverise i marre pak dite me pare. Ne njoftimin e Postes, zyrat e ketij institucioni jene te hapura ne sherbimin me dy turne dhe vazhdojne te jene te hapura dhe te shtune e te diel, me qellim qe te gjithe te mund te marrin kuponin dhe te aplikojne per leternjoftimin elektronik. Po keshtu, ne nje kohe rekord jane printuar te gjitha listat e personave pa pasaporte te ardhura nga Ministria e Brendshme, te cilat jane shperndare ne te gjitha zyrat postare te qyteteve, sipas njesive administrative dhe procesi i shperndarjes se ketyre listave neper komuna e fshatra fundore, eshte kryer plotesisht. "Brenda dites se sotme, te 551 zyrat postare deri ne skajin me te larget te vendit, jane te gatshme t'iu ofrojne shitjen e kuponeve, shtetasve pa pasaporte sipas vendimit te qeverise", thuhet ne njoftim. Nderkohe qe Posta ben me dije se jane shitur 800 mije kupone per karta dhe 7 mije kupone, per pasaporta biometrike. Sipas vendimit te qeverise dhe udhezimit te Ministrise se Financave personat, qe terheqin kuponet prej 200 lekesh, jane te detyruar qe te paguajne 1000 leke brenda gjashte muajve. Ne te kundert kjo shume lekesh, do t'ju mbahet nga te ardhurat mujore qe ata mund te kene. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›