E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ekzekutimi i deputetit nga nje person"

Tirane- Misteret e vrasjes se deputetit socialist Fatmir Xhindi mbremjen e se shtunes prane deres se shtepise se tij kane nisur te zbardhen hap pas hapi nga grupi hetimor. Kryepolici Ahmet Prenci shpjegon ne nje interviste te marre nga gazetari Blendi Fevziu ne emisionin "Opinion" ne TV KLAN, ecurine e hetimeve dhe masat e marra per te zbardhur ngjarjen. Pistat e hetimit, shoqerimet dhe provat e siguruara nga ekspertet qe do te cojne deri tek autori apo autoret e krimit. Kryepolici tregohet i rezervuar per shkak te ngjarjes se rende dhe per te mbrojtur hetimin e deritanishem, por siguron se po kryhen te gjitha veprimet e duhura per te mberthyer autorin.

Si u njoftuat per vrasjen?

Une jam njoftuar per ngjarjen ne momentin qe nje punonjes i policise rrugore pa makinen e deputetit qe po ecte me shpejtesi. Makina ka ndaluar tek polici per te nderruar shofer, qe te ecnin me shpejt, pasi ishte djali i tij qe po ngiste makinen. Menjehere kane filluar angazhimet per gjetjen e shkaqeve pasi eshte mesuar se ishte plagosur deputeti Fatmir Xhindi.

Cilet vendoset fillimisht ne dijeni ?

Informova ministrin e Brendshem dhe te gjitha strukturat e tjera te Policise se Shtetit. Ne dijeni eshte vene edhe Kryeministri, ndersa specialistet me te mire jane nisur drejt Fierit.

Po me pas cfare ndodhi?

Jemi nisur per ne Fier me te gjitha grupet e hetimit, me kapacitetet me te mira qe ne kemi, me te gjitha mjetet dhe burimet njerezore qe duhen per raste te tilla. Kane filluar veprimet hetimore me grupin e inspektimeve per te bere mbikeqyrjen per te vijuar me pas me hollesite e hetimet. Ne vendngjarje punimet kane vazhduar dhe te nesermen. Aty jane fiksuar gezhojat qe i perkasin armes automatike, eshte fiksuar nje tablete me aspirine, nje qese plastike, qe mendohet se i perkasin autorit.

Behet fjale per nje apo per shume autore ?

Nga menyra si eshte ekzekutuar deputeti i ndjere ka qene nje autor.

Ne informacionin paraprak, si ka ndodhur ngjarja ?

Une jam instaluar ne Fier deri me sot (dje) dhe kam ndjekur te gjitha veprimet e policise dhe eksperteve. Hetimin e drejton Prokuroria e Krimeve te Renda, si edhe eksperte, oficere te policise, te cilet marrin informacionet me saktesi dhe marrin ne pyetje deshmitaret qe kane dijeni ne lidhje me rrethana te rendesishme.

Si ka ndodhur ngjarja?

Ne detyrimisht qe kemi hetuar veprimtarine ditore te te ndjerit, qe nga momenti kur ka dale nga shtepia dhe deri kur ndodhi ngjarja. Aktivietin ne Fier dhe me pas ate ne pronat e tij. Deputeti eshte kthyer rreth ores 20:00 ne Roskovec dhe eshte kthyer per pak minuta ne nje lokal afer shtepise. Me pas ka dale me makinen e tij per ne shtepi dhe dera ka qene e hapur pasi e prisnin familjaret. Kur ka zbritur, ai eshte qelluar nga pas shpine kur po hapte pjesen e bagazhit. Distanca e viktimes me autorin eshte shume e shkurter. Viktima ka gjashte plumba ne trup dhe ne vendngjarje jane konstatuar 15 gezhoja. Eshte qelluar fillimisht nga nje distance 7-8 metra dhe me pas nga afer.

Cilat jane motivet?

Te mos harrojme qe hetimi perben sekret. Jam i detyruar qe te jap aq sa duhet per deshmite apo informacionet e marra.

Ka pasur sinjalizime per kercenime?

Asnjehere. Ne nuk kemi asnje informacion ose nje ankim.

Ka pasur informacione nga SHISH?

Jo, nuk rezulton.

A rezulton te kete pasur probleme me dike ?

Po vleresohen te gjitha informacionet dhe rrethanat qe lidhen me kete ngjarje. Une per publikun mund te jap aq sa mund te jap. Me te vertete kane qene shume pista. Por edhe nje qytetar i thjeshte ne momentin qe ndodh ngjarja ngre versionin e tij dhe ne keshtu bejme, hetojme per te gjitha ngjarjet. Nga te gjitha versionet qe kishim tani hetojme me pak.

Kane kaluar 48 ore dhe vrasesi nuk eshte kapur ende...?

Kjo eshte ngjarje e rende. Ne po punojme 24 ore ne 24 ore per kete ceshtje. Kjo pune intensive do te vazhdoje. Ne po vazhdojme qe te kemi sa me pare autorin e ketij krimi te shemtuar. Nuk duhet te nxitohemi per deklarata.

Problemet e pronesise, nje piste e hedhur nga shtypi...?

Nuk mund te bej nje deklarate per kete.

Cfare masash jane marre?

Ka punonjes policie qe kryejne veprime proceduriale, ka punonjes policie qe thithin informacione nga i gjithe vendi, kryesisht ne Fier, ka punonjes qe verifikojne, eshte nje pune mjaft komplekse.

A eshte pergjegjesi e policise dhe SHISH qe eshte vrare nje deputet dhe s'ka pasur nje parandalim?

Per kete mund te gjykojme kur ne te kemi perfundimisht te sqaruar te gjitha rrethanat dhe te kemi autorin perpara drejtesise. Kur ne s'kemi nje ankim, une mendoj se angazhimi i policise ka ndodhur pas ngjarjes.

Duhet te ishte ne mbrojtje nje deputet?

Duhet te kete nje indicie, ose ankim per nje deputet, ose nga indicie ne rruge operative.

Nje shifer per 250 mije euro, kur jane dhene informata s'ka pasur shume rezultate ne raste te ketilla shperblimesh...?

Jo nuk eshte e vertete.

Mendoj se 72 ore jane shume dhe autori mund te largohet jashte vendit?

Jo, s'ka ku te shkoje, pasi ne i kemi marre te gjitha masat dhe kemi treguar se edhe kur ka mundur ne bashkepunim me homologet tane kemi vepruar, pasi behet fjale per nje ngjarje te rende dhe per nje person me precedent.

Mund te kete nje emer, por ju nuk keni prova per ta vertetuar ?

Cdo informacion qe jepet vleresohet ne menyre maksimale. Ne po punojme ne menyre qe dhe kur te kapet te ballafaqohet me provat.

Sa veta po punojne per hetimin e ngjarjes?

Rreth 100 veta. Jane marre ne pyetje familjaret, jane deshmi te rendesishme dhe te dobishme, do te merren ne unison me materialet e tjera qe kemi ne dosjen hetimore.

Cila eshte problematika qe con ne krim ?

Qarku i Fierit eshte nje qark problematik. Eshte problem trafikimi i lendeve narkotike dhe kemi ne kontroll kete tematike, po keshtu edhe rivaliteti i grupeve kriminale, trafiku i femrave apo qenieve njerezore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›