"Qeveritaret pasurohen, 99 % e shqiptareve po varferohen"
"Nese ka sot nje familje, nje njeri, nje grusht njerezish qe pasurohen, keta jane vetem qeveritar ne pushtet. 99 % e shqiptareve po varferohen, nga dita ne dite". Kjo eshte deklarata e bere nga deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, gjate nje takim ne Udinisht te rrethit te Pogradecit, ku ka prezantuar programin e ri qeverises te partise se tij. Ne kete takim ai shoqerohej dhe nga zyrtaret socialiste, Dalipi dhe Ahmetaj. Blushi ftoi te gjithe qytetaret qe me 28 qershor, me voten e tyre te largojne qeverine e Sali Berishes, qe ka pasuruar veten dhe varferuar popullsine. "Ne kemi nje diference te madhe me Partine Demokratike, e cila duket cdo dite. Kemi nje diference e cila nese ne rastin tone synon te mundi varferine, ne rastin e tyre synon te pasuroje disa njerez qe jane ne pushtet, duke filluar nga familja e Sali Berishes", deklaroi deputeti socialiste. Sipas tij, varferia fillon nga fshati dhe mbaron ne qytet, pasi kur fshati eshte i varfer edhe qyteti eshte i varfer. "Me 28 qershor, ne do te shkojme te votojme per te shpetuar nga varferia dhe mjerimi. Ne kemi nje projekt, te cilin e theksoj, fillon nga fshati duke i dhene dinjitet, duke i dhene gjithsekujt ate qe meriton, duke i dhene fshatarit dhe fermerit token e vet", u drejtoi thirrjen simpatizanteve socialisteve, deputeti i kesaj partie. Sigurisht, qe sipas Blushit, fshati do te jete prioriteti i madh i Partise Socialiste, sepse ne fshat, pervec certifikates se tokes, ata do te subvencionojme prodhimet bujqesore, qe sot nuk arrijne te shkojne dot ne tregun e qytet. "Ne fshat ne do te reduktojme koston e larte te prodhimeve, duke zhdukur akcizen e naftes", premtoi zyrtari socialist.
Berisha
"Te gjithe ata, te cilet pohojne kete ndryshim, i ftoj te votojne per ne. Te tjeret, ne me durim te vazhdojme qe te thellojme ndryshimin dhe t'i bindim se ndryshimi jemi ne, se ne po ndryshojme Shqiperine".
Berisha
"Te gjithe ata, te cilet pohojne kete ndryshim, i ftoj te votojne per ne. Te tjeret, ne me durim te vazhdojme qe te thellojme ndryshimin dhe t'i bindim se ndryshimi jemi ne, se ne po ndryshojme Shqiperine".